Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët

07/10/2025 - 16:31
në Kryesore, Lajme
A A
Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se zgjedhjet e 12 tetorit do të jenë më të pakuptimtat ndonjëherë në Kosovë, për shkak të krizës parlamentaro-qeveritare.

Në një prononcim për klankosova.tv, ai përmendi se beteja për Drenasin ka shndërruar këtë garë në një shou mediatik, megjithatë vlerëson se mbetet më e ndjekura nga qytetarët.

”Dymbëdhjetë tetori do të jetë sfidë për partitë politike. Këto zgjedhje janë më të pakuptimtat që kanë ndodhur ndonjëherë, sepse po ndodhin në kushte të jashtëzakonshme të shkaktuar me krizën parlamentaro-qeveritare”.

”Kur institucionet qendrore bllokohen, atëherë ato lokalet s’e kanë entuziazmin e duhur përveç partiakëve të thekur, që po marrin pjesë në tubime, të tjerët po shohin e dëgjojnë me plot mosbesim kandidatët me premtimet e tyre që kandidojnë për t’iu shërbyer qytetarëve të komunave të Kosovës. Deri tani beteja më e ndjekur nga qytetarët e gjithë Kosovës, është beteja për Drenasin, e cila është shndërruar jo vetëm në betejë por edhe në shou mediatik”.

Ndër tjera ai komentoi edhe nëse do të ketë thyerje bastionesh nga zgjedhjet e 12 tetorit.

”Besoj se të gjitha partitë që po konkurrojnë e dinë ose shpresojnë që bastionet e tyre do t’i mbajnë dhe do ta fitojnë edhe ndonjë komunë shtesë në komunat që do të shkojnë në balotazh. Tani qytetari i Kosovës edhe votuesi i njeh të gjithë konkurrentët, vendimi është i secilit prej nesh. Uroj që nga mosbesimi i krijuar të mos ketë sabotim, por t’i zgjedhim njerëzit e duhur”.

”Fatkeqësisht Ligjet e Kosovës e as Kushtetuta nuk është tërësisht e qartë dhe nuk e ka tagrin që me vendimet e tyre të obligojnë deputetët. Gjykata Kushtetuese po përpiqet ta lehtësojë e moderojë procesin për krijimin sa më shpejtë që është e mundshme të Qeverisë së Kosovës. Por mosbesimi që po shprehet publikisht ndaj saj ka bërë që një pjesë e qytetarëve dhe kryesisht eksponentët e VV-së t’i marrin me rezervë e t’i kundërshtojnë vendimet e saj, bile ta quajnë edhe “Gjykatë Kushtetuese të partive opozitare”, që për një vend demokratik e me orientim perëndimor nuk do të duhej të ndodhte”.

Haliti gjithashtu foli edhe për çështjen e Presidentit apo Presidentes së Kosovës, ku vlerëson se zgjedhja do jetë sfiduese.

”Varet shumë se çka do të ndodhë me legjislaturën aktuale – A do krijohen institucionet e kësaj legjislature apo do shkojmë në zgjedhje të reja?”, u shpreh ai për klankosova.tv ndër tjera.

Mbi situatën nëse ka konstituim, ai nuk sheh krizë të re.

”Janë dy mundësi që nëse konstituohet kjo legjislaturë dhe ka votat e mjaftueshme edhe për zgjedhjen e presidentit nuk do të ketë krizë të re edhe pse është e lënduar kjo legjislaturë dhe situata e dytë kur konstituimi nuk i ka edhe votat e mjaftueshme për president dhe krijon krizë të re që në fakt edhe është esenca e krizës ekzistuese”.

Chelsea dhe Arsenali sfidojnë njëri-tjetrin rreth yllit të Barcelonës
Read more

JU REKOMANDOJMË

Nisin homazhet në Kuvend për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci
Kryesore

Nisin homazhet në Kuvend për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

02/01/2026 - 09:50
Hapi diskotekën e mbyllur nga inspektorët, procedohet penalisht i riu në Mitrovicë të Veriut
Lajme

Hapi diskotekën e mbyllur nga inspektorët, procedohet penalisht i riu në Mitrovicë të Veriut

02/01/2026 - 02:53
Paralajmërimi i shkencëtarëve: Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale
Lajme

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale

02/01/2026 - 02:49
Ky është polici që ia shpëtoi jetën gruas që ra nga ura e re e Ibrit
Kryesore

Ky është polici që ia shpëtoi jetën gruas që ra nga ura e re e Ibrit

02/01/2026 - 02:46
Kjo është gjendja e gruas që ra nga ura e re e Ibrit
Kryesore

Kjo është gjendja e gruas që ra nga ura e re e Ibrit

02/01/2026 - 00:14
Ish-deputetja e VV-së: Partia duhet të nominojë për kryeministër Glauk Konjufcën
Kryesore

Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave

01/01/2026 - 23:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Aktivistja nga Mitrovica me mesazh për mërgimtarët: Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • 87% e votave të numëruara: Këta janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arian Tahiri merr vota më shumë se Bedri Hamza në 5 vendvotime në Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kjo është gjendja e gruas që ra nga ura e re e Ibrit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë