Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haliti: Kushtetuesja nuk ka kompetencë të urdhërojë, por të tregojë si duhet të veprohet

07/10/2025 - 10:06
në Lajme
A A
Xhavit Haliti tregon diçka të padëgjuar në Gjykatë: Gani Geci m’ka godit me boks në Kuvend, kërkush s’më ka vet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka kritikuar mënyrën e veprimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ajo nuk duhet të japë “urdhra”, por të sqarojë qartë rrugën ligjore për zgjidhjen e situatave institucionale.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Haliti ka folur për ngërçin në Kuvend dhe për heshtjen e Gjykatës Kushtetuese në publikimin e plotë të aktgjykimit. Ai ka kërkuar që ky institucion të veprojë me transparencë dhe të japë udhëzime të qarta për dalje nga krizat kushtetuese.

“Uroj që Gjykata Kushtetuese të ketë dhënë edhe detajet se si duhet të dilet nga ngërçi dhe jo ta lërë çështjen në dykuptime ose, siç po thuhet ndonjëherë, ‘urdhnoj’. Unë nuk e di që ka kompetencë Gjykata Kushtetuese të urdhërojë, por ajo duhet të thotë se kështu duhet të ndodhë, jo ‘ju urdhëroj’”, ka theksuar Haliti.

Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për një proces më të besueshëm për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë dhe profesionalizmit të këtij institucioni.

“Kosova ka nevojë për një proces më të besueshëm dhe më të verifikueshëm nëpër shkallë të ndryshme të institucioneve që kanë të bëjnë me drejtësi”, ka deklaruar Haliti.

Sipas tij, në vendet e civilizuara dhe demokratike, vendimet e gjykatave kushtetuese nuk debatohen, por zbatohen me përpikmëri.

“Sido qoftë, në botën e civilizuar dhe demokratike vendimet e gjykatave kushtetuese askund nuk diskutohen, ato zbatohen me përpikmëri”, ka përfunduar Haliti.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti
Lajme

Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti

07/10/2025 - 13:34
Macron mandaton sërish Lecornu për kryeministër
Lajme

Macron mandaton sërish Lecornu për kryeministër

07/10/2025 - 13:09
MAShT u bën thirrje koordinatorëve: Verifikoni aplikimet për tekste deri më 10 tetor
Lajme

MAShT u bën thirrje koordinatorëve: Verifikoni aplikimet për tekste deri më 10 tetor

07/10/2025 - 13:06
Qeveria në detyrë sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ndër të tjera mori disa vendime
Kryesore

Kurti ankohet që formimi i institucioneve po mbahet pezull, por thotë se ekonomia “vazhdon të rritet”

07/10/2025 - 13:03
Trump i thotë CNN-it se Hamasi “po pranon disa gjëra” në bisedimet për armëpushim
Kryesore

Trump i thotë CNN-it se Hamasi “po pranon disa gjëra” në bisedimet për armëpushim

07/10/2025 - 13:02
Kurti – ministrave: Koha për t’i përmbushur zotimet po pakohet, liberalizimi i vizave, meritë e qeverisjes sonë
Lajme

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë sesa Rusia në Europë, BE ta sanksionojë

07/10/2025 - 13:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentë

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Eksperti i sigurisë: Më 4 maj numër i madh i njësive speciale të Serbisë u nisën drejt Kosovës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Glauk Konjufca e Mërgim Lushtaku bashkë për Leotrim Ajetin në Graçanicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kërcet grushti në Emergjencën e Mitrovicës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Skandal: FC Vushtrria shkel VËRTETIMIN e sponsorizimit, rreth 150 mijë euro të kompanisë Shaip Mikullovcit në pagesa të dyshimta te kompanitë e hekurit jashtë planit të miratuar nga MKRS

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë