Ka dështuar edhe tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sërish PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar anëtarët për Komisionin për votim të fshehtë.
Nga 96 deputetë që ishin në sallë, 53 deputetë votuan për, një kundër dhe si zakonisht nuk pati asnjë abstenim.
Në lidhje me ngërçin institucional në vend ka folur për “Gazeta Blic” zyrtari i lartë dhe politikani nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti.
Haliti tha se po vazhdon beteja politike mes partive që ishin në opozitë para zgjedhjeve dhe ato që kanë qenë në pushtet.
Ai tha se tashmë kjo betejë është shëndërruar në një ‘telenovelë që të gjitha mjetet e informimit e televizionet e transmetojnë çdo të dyten ditë’ dhe bëhet se kush do të jetë kryeministër i Kosovës.
“Po vazhdon beteja politike nga partitë që ishin opozitë, para zgjedhjeve dhe ato ato që kanë qenë në pushtet. Tani kjo betejë është shëndrruar në telenovelë që të gjitha mjetet e informimit e televizionet e transmetojnë çdo të dyten ditë. Megjithate me cilindo person që takohem, tama e parë por edhe pyetja e parë është : “ a po bëhet qeveria”, por jo edhe a po zgjedhet Kryetari a Kryetarja e Kuvendit. Pra beteja është e qartë, kush do jetë Kryeministri i Kosovës. A po e merr VV apo neve, po them neve sepse shumica e atyre që flas janë nga partitë opozitare” tha Haliti për “Gazeta Blic”.
Haliti tha se bllokada e ka dëmtuar Kosovën si në planin politik po ashtu edhe në atë ekonomik.
Ai tha se një situatë e tillë po e dëmton ndërkombëtarisht imazhin e Kosovës.
“Parashikimi i së ardhmes është i vështirë, por një gjë duhet ta kemi parasyshë. Bllokada politike ka dëmtuar Kosoven si në planin politik edhe në ate ekonomik.
Po sillemi sikur me qenë kërthiza e botes, dhe kjo sjellje e papërgjegjëshme e jona po e dëmton ndërkombëtarisht imazhin e Kosovës . Duhet ta kemi parasysh se aktualisht situata politike dhe e sigurisë në Evropë, Azi, e Lindje të mesme është shumë e pa sigurtë, si pasojë e këtyre situatave po mungon edhe presioni ndërkombëtarë, siç jemi mësuar ta kemi”
Politikani Haliti tha se shkuarja në zgjedhje të reja është opsion por duhet të ketë analiza të gjithanshme se cili është opsioni më i mirë.
“Përgegjësia për mos krijimin e institucioneve ëdhtë e barabartë nga të gjithë faktorot politik që e kanë mundësinë të krijojnë e votojnë institucionet. Konsensusi politik është i domosdoshëm. Shkuarja në zgjedhje të reja është një opsion, por duhet të kemi analiza të gjithanëshme se cili është opcioni më o mirë. Kontakti e bisedimet duhet të bëhen në të gjitha nivelet, dhe të pajtohemi për krijimin e kualicionit të mundshëm ose të vendosim për shkuarjen në zgjedhje të reja” tha politikani Haliti në intervistën e dhënë.