Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haliti: VV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik

03/03/2026 - 18:04
në Lajme
A A
Haliti zbërthen mesazhin e Trump: Politikat e SHBA-ve në raport me Kosovën nuk do të ndryshojnë, edhe pse ndryshojnë presidentët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund të formohet për këtë post.

Sipas tij, një marrëveshje politike është thelbësore për të siguruar një president që do të përfaqësojë të gjithë interesat e Kosovës dhe që do të jetë i paanshëm.

Haliti në emisionin “Ditari” në tëvë1 theksoi se nuk është praktike që partitë të propozojnë emrat e tyre për president, duke nënvizuar se zgjedhja e kreut të shtetit duhet të jetë rezultat i një konsensusi mes partive, e jo një vendim i vetëm i një partie.

Për kandidaturën e mundshme të Glauk Konjufcës, Haliti theksoi se megjithëse ka pasur përvojë të shërbimit publik, një president duhet të ketë një përvojë më të thellë politike dhe të jetë i njohur për rolin e tij brenda institucioneve.

Ai gjithashtu shprehu dyshime për interesin e Kurtit në zgjidhjen presidentit të vendit, duke thënë se nuk beson që Kurti është i interesuar që të arrihet një marrëveshje për presidentin.

“Për çështjen e presidentit, ne nuk mund të hyjmë në koalicion me LVV-në sepse koalicioni hidhet për qeveri jo për president, ne jemi të interesuar që presidenti të zgjidhet dhe të jetë i pranuar dhe i përshtatshëm për të qenë president i Kosovës dhe të jetë në shërbim të gjithë interesave të Kosovës dhe të jetë i paanshëm.

Politikisht dhe si praktikë nuk do të ishte e mirë që VV t’i kishte të gjitha pushtetet, mendoj që partitë nuk duhet me shkua me emrat e vet për president sepse mendoj që asnjëra s’mund me zgjedh presidentin, por duhet me u bë një marrëveshje politike për presidentin e Kosovës. S’kemi folur për emra për president me Partinë Demokratike të Kosovës, nuk e di kush mund me qenë, ka shumë figura në PDK që mund ta kryejnë këtë detyrë. Mendoj që nuk do të ishte e shëndetshme që ai kandidat që propozohet për president të mos jetë politikan, që të mos ketë përvojë politike brenda institucioneve. Vjosën e kemi provuar 5 vite, Glauku ka qenë katër vjet kryetar parlamenti, unë kam kaluar mirë gjithmonë me ta, politikisht s’mendoj si ata. Unë mendoj personalisht që Kurti s’është i interesuar që ta zgjedhim presidentin”, ka deklaruar Haliti.

JU REKOMANDOJMË

Çfarë ndodh nëse as nesër nuk ka emër për kandidat/e për president?

Çfarë ndodh nëse as nesër nuk ka emër për kandidat/e për president?
03/03/2026 - 18:57

Avokati Ardian Bajraktari tha se nëse nesër nuk zgjedhet presidenti, mosrespektimi i afateve kushtetuese do të krijonte precedent të rrezikshëm për rendin kushtetues. Ai theksoi se afati ligjor...

Më shumëDetails

Mark Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

Mark Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm
03/03/2026 - 18:50

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se misioni i KFOR-it do të mbetet i fuqishëm dhe i gatshëm për misionin e tij. Ai gjatë vizitës...

Më shumëDetails

Garda Revolucionare kërcënon: Nëse SHBA dhe Izraeli vazhdojnë, do të godasim të gjitha qendrat financiare në Lindjen e Mesme, nafta do të arrijë në 200 dollarë

Garda Revolucionare kërcënon: Nëse SHBA dhe Izraeli vazhdojnë, do të godasim të gjitha qendrat financiare në Lindjen e Mesme, nafta do të arrijë në 200 dollarë
03/03/2026 - 18:19

Një gjeneral i Gardës Revolucionare Islamike ka kërcënuar se do të bllokojë plotësisht Ngushtica e Hormuzit, duke ndalur eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik, në një...

Më shumëDetails

Kryediplomati kroat: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999 shpëtoi jetë

Kryediplomati kroat: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999 shpëtoi jetë
03/03/2026 - 18:08

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, duke komentuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe rikujtoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë...

Më shumëDetails

Shkatërrohet ndërtesa e rëndësishme politike iraniane

Shkatërrohet ndërtesa e rëndësishme politike iraniane
03/03/2026 - 17:49

Një ndërtesë ku takohen zyrtarët iranianë që do të vendosin për udhëheqësin e ri suprem të vendit është shkatërruar në sulmet ajrore, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve.Asambleja e...

Më shumëDetails

Melihate Tërmkolli: LDK t’i propozojë Albin Kurtit Vjosa Osmanin për Presidente

Melihate Tërmkolli: LDK t’i propozojë Albin Kurtit Vjosa Osmanin për Presidente
03/03/2026 - 17:14

Melihate Tërmkolli ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, duke pyetur pse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po i propozon Albin Kurti emrin e Vjosa Osmani për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë