Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamiti kritikon ashpër Kurtin: Me votat që mori, po e bllokon funksionimin kushtetues të shtetit

31/08/2025 - 16:27
në Kryesore, Lajme
A A
Hamiti: Për fajin e Qeverisë Kurti, kosovarët humbën qindra miliona euro nga sanksionet e BE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se po e keqpërdor fuqinë që mori nga zgjedhjet e 9 shkurtit për të bllokuar funksionimin kushtetues të institucioneve të vendit.

Sipas Hamitit, Kurti në fushatë kërkoi 500 mijë vota pa ofruar program qeverisës dhe as pas shtatë muajsh nuk ka prezantuar një të tillë.

“M’i jepni 500 mijë vota, thoshte Albin Kurti, pa ofruar program. As 7 muaj mbas zgjedhjeve nacionale të shkurtit kurrë program s’ka përmendur. Nuk e kam premtuar, do të mund të thoshte. Punë dhe drejtësi ka pasë premtuar më 2021. Bëri punësime nepotiste dhe partiake, bëri korrupsion masiv qeveritar, i shkeli pamëshirshëm Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. E bëri të kundërtën e asaj që e kishte premtuar, siç i ka hije demagogut populist”, ka shkruar ai.

Ai shton se Kurti, me votat e marra sivjet, po e mban vendin në krizë institucionale.

“Me votat që i mori sivjet, Albin Kurti ia doli ta bllokojë funksionimin kushtetues të institucioneve: nuk ka Kuvend të konstituuar, nuk ka Qeveri me mandat të plotë. Po sundon lideri i VV-së në kundërshtim me normat demokratike, me Kushtetutën e Kosovës, të cilën e shkel për qejfi”.

Hamiti thotë se Kurti dhe Vetëvendosje po e rrezikojnë rendin demokratik dhe kushtetues të Kosovës, ndërsa kritikoi edhe propagandën e mbështetësve të tij.

“Ndërkohë, sejmenët e tij partiakë dhe medialë, sikur edhe Kurti vetë, vazhdojnë t’i fajësojnë qeveritë e mëhershme për dështimet e tij. As sanksionet e BE-së që ia solli Kurti Kosovës nuk u bëjnë përshtypje. As Marrëveshja e Brukselit për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë që e pranoi Kurti. Albin Kurti me VV-në e tij, por edhe partnerët që janë rreshtuar me ta, po e rrezikojnë rendin demokratik dhe kushtetues të Kosovës. Po e rrezikojnë shtetin”.

JU REKOMANDOJMË

Policia deklarohet për vdekjen e Shemit
Lajme

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025 - 08:39
Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Lajme

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

23/12/2025 - 08:29
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Kryesore

Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës

23/12/2025 - 08:09
Serwer: Vuçiq do “Serbinë e madhe”, Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Kryesore

Akti i nënshkruar nga Trumpi, Serwer: Kosova në dokument, por jo domosdoshmërisht në prioritet

23/12/2025 - 07:59
Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington
Kryesore

Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington

22/12/2025 - 22:52
Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”
Kryesore

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

22/12/2025 - 22:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidatit të VV-së për deputet s’i lënë përshtypje fjalët e Kurtit në odën e mulla Osmanit – nis e sos në telefon

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë