Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se pasojat e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës po i vuajnë qytetarët e Kosovës.
Ai ka treguar se Kosova ka humbur qindra miliona euro për projektet e BE-së që do të realizoheshin në këto dy vite.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se imazhi i Kosovës në botë është dëmtuar.
“Kur u vendosën sanksionet e BE-së para dy vjetësh, liderët e Kosovës bëheshin sikur s’janë gjë këto, i minimizonin. I quanin “masa të përkohshme”, siç i quante edhe BE-ja: me eufemizma. Tash, mbas dy vjetësh, Presidentja, Kryeministri, pushtetarë të tjerë, po bëjnë thirrje për heqje të tyre. Pa rezultate, siç po shihet. Pasojat e sanksioneve nuk po i vuajnë drejtuesit politikë të Kosovës, pushtetarët, për fajin e të cilëve u vendosën, por qytetarët e vendit tonë. Kosova ka humbur qindra milionë euro për projekte të BE-së që do të realizoheshin në këto dy vite. Imazhi i Kosovës në botë është dëmtuar”, ka shkruar Hamiti.