Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamiti: Për fajin e kastës aktuale pushtetore janë ringjallur sentimente anti-evropiane në Kosovë

31/07/2025 - 15:23
në Lajme
A A
Hamiti: Për fajin e kastës aktuale pushtetore janë ringjallur sentimente anti-evropiane në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka fajësuar pushtetin aktuale për ringjallje të sentimentit anit-evropian në Kosovë.

Ai ka përmendur përpjekjet e kosovarëve për të fituar mbështetjen perëndimore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamit ka shkruar se Kosova ka qenë e bekuar me këtë mbështetje.

“Kosova ia doli ta sigurojë përkrahjen e vendeve kryesore perëndimore, të SHBA-ve, të Britanisë së Madhe, të Francës, të Gjermanisë etj, për kauzën e vet të lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë, për çlirim nga okupimi serb. Më tej përkrahje për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës që u shpall më 2008 dhe u njoh për shpejt nga më shumë se 100 vende anëtare të OKB-së. Mbas pothuaj një dekade të lëvizjes për pavarësi që e drejtoi Presidenti Ibrahim Rugova, edhe të luftës çlirimtare të atyre viteve, më 24 mars 1999, aleanca më e madhe politike-ushtarake në historinë e njerëzimit, NATO-ja, ndërhyri për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga lufta gjenocide e Serbisë së Millosheviqit. Kosova u çlirua më 12 qershor 1999”, ka shkruar Hamiti, duke dhënë detaje tjera.

“Në këto 26 vjet të lirisë sonë, 17 vjet të pavarësisë së Kosovës, SHBA-të dhe vendet evropiane i kemi pasur në krah në përpjekjen tonë për rindërtim të shoqërisë dhe ndërtim të shtetit tonë demokratik, për zhvillim të gjithëmbarshëm shoqëror dhe ekonomik, për anëtarësim në institucione dhe organizata ndërkombëtare si shtet i pavarur. Sot, mbas kaq kohe, për fajin e kastës aktuale pushtetore, janë ringjallur sentimente anti-evropiane në shoqërinë tonë që ta kujtojnë atë diskursin e parademokracisë sonë kur Evropës i visheshin atribute nga më të poshtrat që s’dua t’i përmend këtu për hir të higjienës së ekosistemit tonë diskursiv”, ka shkruar ai.

Më tej, ai ka përmendur edhe sanksionet e BE-së.

“Kosova është në vitin e tretë të sanksioneve ekonomike të BE-së, që po i vuajnë qytetarët tanë, por jo drejtuesit aktualë politikë të vendit tonë, për fajin e të cilëve janë vendosur këto sanksione më 28 qershor të vitit 2023.

Për paralizën shoqërore dhe politike, për stagnimin ekonomik të Kosovës, fajin e ka Qeveria e Vetëvendosjes e Albin Kurtit, që tash po sundon në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
Lajme

Vuçiq pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë

01/08/2025 - 19:59
Trump: Ajo që po bën Rusia është e neveritshme
Lajme

Trump reagon ndaj Medvedevit – zhvendos nëndetëset bërthamore

01/08/2025 - 19:50
Pezullohet Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj – akuzohet për korrupsion
Lajme

Pezullohet Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj – akuzohet për korrupsion

01/08/2025 - 19:42
Franca hedh 40 ton ndihma për Gazën – “Nuk ka asnjë minutë për të humbur”
Lajme

Franca hedh 40 ton ndihma për Gazën – “Nuk ka asnjë minutë për të humbur”

01/08/2025 - 19:26
Polici Bekim Ferizi ka nevojë për ndihmë për t’u trajtuar jashtë vendit, shteti e ka lënë në dorë të “Jetimave të Ballkanit”
Lajme

Polici Bekim Ferizi ka nevojë për ndihmë për t’u trajtuar jashtë vendit, shteti e ka lënë në dorë të “Jetimave të Ballkanit”

01/08/2025 - 19:24
Rapsodi i Gajretit: 700 punëtorë të RTK-së pa paga, Gërvalla i tall me valutë të ‘dinjitetit’ dhe ‘ndërgjegjës’
Lajme

Rapsodi i Gajretit: 700 punëtorë të RTK-së pa paga, Gërvalla i tall me valutë të ‘dinjitetit’ dhe ‘ndërgjegjës’

01/08/2025 - 19:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    “Mashtrues, shpifës e humoristë të pa cipë”, akuza të rënda ndaj kryetarit Burim Berisha e nënkryetarit Besnik Osmani

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • E rëndë: Veterani i UÇK-së që vdiq sot, kishte ardhur për pushime dhe shkoi t’i ndihmojë motrës për ndërtimin e shtëpisë – ra nga kulmi

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Deputetët e disa partive bashkohen në një diskutim të përbashkët – për herë të parë që nga pauza kushtetuese e Kuvendit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vendimi i Kushtetueses: VV-së mund t’i humbë e drejta për kryetar Kuvendi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandal: Dalin dokumentet që kompania e përjashtuar nga tenderi në Komunën e ‘çlirimtarit’ të VV-së ka poseduar licencë, për ‘mungesën’ e të cilës u përjashtua nga tenderi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë