Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Këtë rast Bedri Hamza e ka shfrytëzuar për të “aktruar” rolin e “kryeministrit” duke i kërkuar ambasadorit gjerman mbështetje për heqjen e sanksioneve nga BE-ja, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
“Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE. Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike”, ka shkruar Hamza.
Duket se ai këtë mundësi e ka shfrytëzuar për pak fushatë kur jemi në prag të fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit./Veriu.info/












