Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza befason me përgjigjen për zgjedhjen e presidentit

21/01/2026 - 22:39
në Kryesore, Lajme
A A
Hamza: Në qeverisjen time do të rriten edhe pagat edhe pensionet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i partisë së dytë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Bedri Hamza, ka thënë se nuk e ka problem të takohet me kreun e partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje, për marrëveshje politike.

Megjithatë, ai ka thënë se përgjegjësia i takon Albin Kurtit për ta konstituuar Kuvendin dhe ta formojë qeverinë.

“I ka 57 ulëse në Kuvend, sigurisht se e bën koalicionin edhe me deputetët e komuniteteve joshumicë, që nuk janë serbë, por të komuniteteve tjera, dhe e ka numrin e mjaftueshëm për të formuar qeverinë. Ka përgjegjësi për të formuar qeverinë, për konstituim të Kuvendit. Ka përgjegjësi që pa vonesa ta konstituojë Kuvendin, të gjitha pozicionet e Kuvendit, edhe të kryetarit e edhe të nënkryetarëve. Ne i votojmë nënkryetarët, për shkak se e kemi edhe nënkryetarin nga radha e PDK-së. Për të gjitha pozicionet tjera, përgjegjësia është e tyre”, u shpreh Hamza mes tjerash në intervistën e parë pas zgjedhjeve të dhjetorit.

I pyetur se a do ta votojë PDK-ja kryetarin e Kuvendit, Hamza tha: “Pse me pasë ne votë? I kanë ata, i mjaftojnë. Dhe normalisht, pa marrëveshje politike, nuk votojmë”.

Tutje, kreu i PDK-së tha se nuk janë në pritje të asnjë partie për marrëveshje, teksa potencoi se partia e tij ka qenë gjithmonë bashkëpunuese për tema në interes të vendit, për çka tha se do të jetë edhe në të ardhmen.

“Asnjëherë nuk u ikim bisedave. Nuk do të thotë se pajtohemi, por bisedave dhe takimeve asnjëherë nuk u ikim. Varet tema dhe mënyra e ftesës. Sepse edhe me të ftu, duhet me të ftu mirë dhe mbarë. Kjo i bie që mos me ta çu ftesën mirë dhe qartë, me pas çfarëdo prapavie apo tendence, nuk funksionon”, deklaroi Hamza.

Duke folur për postin e Presidentit, i cili duhet të zgjidhet për rreth 1 muaj e gjysmë, ai shprehu vullnet për të biseduar me Kurtin për këtë çështje, por tha se sërish përgjegjësia i bie partisë së parë.

Ndër të tjera, ai kujtoi edhe rastet e së kaluarës se si janë zgjedhur presidentët.

“Nuk ka kurgjo të keqe me folë, por përgjegjësia për me i ba votat i takon partisë së parë. Presidenti Rugova herën e parë e ka dhënë postin e kryeministrit, ku ka qenë zotëri Rexhepi, dhe vetë ka qenë president. Herën e dytë ia ka dhënë zotit Haradinaj, dhe vetë ka qenë president. Herën e tretë është zhgjedhur zoti Sejdiu me përkrahje të PDK-së, dhe kryeministër ka qenë zoti Thaçi. Mirëpo, PDK i ka pasur shumicën, por e ka marrë kryeministrin dhe e ka zgjedhur presidentin me marrëveshje politike”.

“Në hapin e radhës, zoti Pacolli është zgjedhur po ashtu president, dhe PDK ka qenë partia e parë. Postin e kryerministrit e ka pasur zoti Thaçi, e Pacolli është zgjedhur president. Zonja Jahjaga është zgjedhur në kohën kur shumicën e ka pasur PDK-ja”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se gjithmonë partia e cila e formon qeverinë, i takon përgjegjësia më e madhe që ta gjejë formulën se si ta zgjedh presidentin.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është arsyja pse LDK mban nesër konferencë
Lajme

Kjo është arsyja pse LDK mban nesër konferencë

21/01/2026 - 23:07
Pala serbe njofton për raund të ri të dialogut nesër, Kryenegociatori Petkoviq ka udhëtuar drejt Brukselit
Kryesore

Pala serbe njofton për raund të ri të dialogut nesër, Kryenegociatori Petkoviq ka udhëtuar drejt Brukselit

21/01/2026 - 22:51
U tall me Macronin dhe e përuli në Davos, Franca ia kthen Trumpit me GIF-in dhe stilin e tij: “Lajm i rremë”
Lajme

U tall me Macronin dhe e përuli në Davos, Franca ia kthen Trumpit me GIF-in dhe stilin e tij: “Lajm i rremë”

21/01/2026 - 22:23
Përfundon takimi mes Ivanka Trump dhe Edi Ramës
Lajme

Përfundon takimi mes Ivanka Trump dhe Edi Ramës

21/01/2026 - 22:18
“Ajo pesë pare s’i jep për këtë punë, e ka mbështetjen e VV-së” – Latifi flet për përgjimet Kusari-Radoiçiq
Lajme

“Rugova në momentet e ndryshimeve i dha orientim vendit”, Latifi: Deri në 89, ja ke qenë me Titon ja me Enverin

21/01/2026 - 22:05
Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak
Lajme

Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak

21/01/2026 - 21:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

    Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Djali i ish-Presidentit Rugova me disa fjalë për Lumir Abdixhikun

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Drita Rugova, historia e vajzës që u bë ”motra” e Ibrahim Rugovës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Vëllai ka punuar si sigurim i Kadri Veselit” – Komuna e Faton Pecit rrënon objektin, pronari thotë se është hakmarrje politike

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Eskalon” Benita, vallëzim sensual me Dolcen (Pamje)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë