Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës e mirëpritur por vonuar, qytetarët u ndëshkuan për faj të Qeverisë

17/03/2026 - 20:33
në Lajme
A A
Hamza uron amerikanët në Ditën e Falënderimeve: Mirënjohës për mbështetjen historike ndaj Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të mirëpritur, por të vonuar.

Sipas Hamzës, këto masa ishin pasojë e tensioneve dhe mungesës së koordinimit të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë, por ai theksoi se progresi nuk mund të arrihet përmes ndëshkimit.

“Heqja e masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës është një vendim i vonuar, por i mirëpritur. Këto masa u vendosën si pasojë e tensioneve dhe moskoordinimit politik të kësaj Qeverie me aleatët tanë, megjithatë as progresi nuk mund të arrihet përmes ndëshkimit, por përmes partneritetit dhe bashkëpunimit”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se, historikisht, problem për Evropën ka qenë Serbia dhe jo Kosova, duke shtuar se vendi ynë ka rol kyç në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Për Evropën, problemi historikisht ka qenë Serbia dhe jo Kosova. Kosova është pjesë e forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë”, është shprehur ai.

Hamza ka vlerësuar se masat ndëshkuese kanë prekur padrejtësisht qytetarët, ekonominë dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Për rrjedhojë, këto masa ndëshkuese kanë prekur padrejtësisht qytetarët, ekonominë dhe perspektivën tonë evropiane. Qytetarët tanë nuk do të duhej të ndëshkoheshin për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë”, ka thënë ai.

Në fund, kreu i PDK-së ka theksuar se Kosova meriton trajtim të drejtë dhe mbështetje të plotë nga Bashkimi Evropian, duke rikujtuar orientimin e fuqishëm proevropian të qytetarëve të saj.

“Si vendi me qytetarët më proevropianë në Ballkanin Perëndimor, Kosova meriton trajtim të drejtë, mbështetje të plotë dhe një rrugë të qartë drejt integrimit evropian, pa pengesa që e vonojnë këtë proces”, ka përfunduar Hamza.

JU REKOMANDOJMË

Ky është mërgimtari nga Kosova që ndërroi jetë sot në Austri

Ky është mërgimtari nga Kosova që ndërroi jetë sot në Austri
17/03/2026 - 21:14

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar, pasi një qytetar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Austri. Viktima është Pajtim...

Më shumëDetails

Nesër përurohet stacioni modern i autobusëve në Skenderaj

Nesër përurohet stacioni modern i autobusëve në Skenderaj
17/03/2026 - 21:06

Skenderaj nga nesër do të bëhet me stacionin të autobusëve, i cili është ndërtuar me arkitekturë moderne. Përurimi i këtij projekti modern do të bëhet nesër nga ora...

Më shumëDetails

Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare
17/03/2026 - 21:03

Inspektorati Policor ka arrestuar një zyrtar policor dhe rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përvetësim në detyrë të 24 paketave me cigare në vlerë...

Më shumëDetails

Ish-kryediplomati shqiptar-BE’së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Ish-kryediplomati shqiptar-BE’së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim
17/03/2026 - 20:23

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë se tani BE duhet ta nxjerrë nga sirtari aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, shkruan Express. Ky reagim i Bushatit...

Më shumëDetails

Abdixhiku bën iftar me Myftiun Naim Tërnava- Muaji i Ramazanit, periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave!

Abdixhiku bën iftar me Myftiun Naim Tërnava- Muaji i Ramazanit, periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave!
17/03/2026 - 19:59

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës. Abdixhiku ka uruar të gjithë...

Më shumëDetails

Heqja e masave ndëshkuese, vjen reagimi i Vjosa Osmanit

Heqja e masave ndëshkuese, vjen reagimi i Vjosa Osmanit
17/03/2026 - 19:49

Presidentja Vjosa Osmani mirëpret konfirmimin e Komisionit Evropian se vendimi për heqjen e të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës është zbatuar plotësisht.Ajo falënderoi Komisionin dhe shtetet anëtare...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë