Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e quajti “të papërgjegjshme” mënyrën se si Vetëvendosja dëshiron ndryshimin e Kushtetutës brenda natës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës me votë qytetare, me amandamente të 2011-ës.
Fjala e Bedri Hamzës:
Më vjen keq që Kuvendi po hyn në valle të këtij trajtimi të aktit më të lartë juridik të Kosovës, amandamentimin e Kushteuttës në mënyrë jo serioze.
Seanca thirret për ç[shtje kaq të rëndësishme në 7:45, dhe deputetët ju vinë në 8:30.
Si munden deputetët për një temë kaq të rëndësishme, të flasin edhe pa i pranu dokumnetet.
Në parim PDK do të jetë që presidenti të zgjedhet direkt nga populli, mirëpo kjo do trajtim serioz. Dhe kjo domodoshmërisht duhe të jetë brenda kuadratit ligjor dhe kushtetutës, mrena procedurat dhe rregullave.
Veç konstantoje një fakt. Seanca është thirr për ora 8, u ftu 7:45, e materialet në 8:30 minuta.
E materiali i prin fillimit të seancës.














