Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se legjislatura e re po nis në një moment të rëndësishëm dhe vendimtar për Kosovën, raporton Klankosova.tv.
Hamza ka nënvizuar se mbrojtja e të vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë, veçanërisht në Hagë, nuk është një çështje partiake, por një obligim shtetëror dhe kombëtar.
“Kjo legjislaturë e re po nis në një moment vendimtar për Kosovën. Mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar. Në seancën e parë të punës do ta procedojmë për votim Rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur, e cila kërkon një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, që mishëron standardet më të larta ndërkombëtare. Presim mbështetjen e të gjithëve që besojnë në drejtësi, dinjitet dhe shtet”, shkroi i pari i PDK-së.














