Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka mbajtur sonte tubim në Shtime, ku u prit nhga shumë përkrahës të kësaj partie.
Hamza u shoqërua nga ambasadori William Walker, derisa tha se Shtimja është qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës. Shtimja është nyje që lidhë qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Postimi i plotë:
Çfarë pritje masive, çfarë nderi të takoj qytetarët e Shtimes në tubimin e sotëm, ku më shoqëroi edhe ambasadori William Walker. Ky është qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës. Shtimja është nyje që lidhë qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë. Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tonë. Ndërsa, qytetarët e Shtimes, i sigurova se atë që e premtoj, edhe e realizoj.
Në ditën time të parë si kryeministër, do t’i filloj ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike.