Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës, ai ka vlerësuar se ish-presidenti është një figurë historike që dha një kontribut të madh në rrugëtimin shtetformues të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Rugova i priu popullit në një periudhë të rëndësishme të historisë.
“Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës. Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës. Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe. Nderime jetës dhe veprës së ish-Presidentit Ibrahim Rugova!”, ka shkruar Hamza.











