Bedri Hamza ka takuar për drekë punë ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka njoftuar se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike.
Postimi i plotë:
Një drekë pune me ushtruesen e detyrës së Ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës gjatë tri dekadave të fundit.
Kosova është e bekuar me miqësinë dhe marrëdhëniet e veçanta që ka me SHBA-në.