Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët

23/01/2025 - 21:30
në Kryesore, Lajme
A A
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” në T7, ka thënë se si asnjëherë më parë kjo parti po merr mbështetje në tubimet zgjedhore.

Sipas tij, çelësi i gjithë kësaj mbështetjeje është që ata i kanë dëgjuar hallet e qytetarëve.
Hamza ka thënë se pret që kjo energji, ky masivitet të shpërblehet në fund me votë, pasi siç u shpreh ai, PDK-ja është në garë për të dalë partia e parë.

“Kjo çka po ndodh është si rezultat i një pune shumë të madhe për një periudhë bukur të gjatë kohore. Unë që nga momenti i zyrtarizimit të kandidaturës time për kryeministër kam filluar punën, kanë filluar punën të gjitha strukturat e PDK-së, duke filluar prej kryetarit, zotëri Krasniqit, e të gjitha strukturave tjera, me qëllim që ne të konsolidohemi, mobilizohemi dhe kur të vjen koha e fushatës ne të jemi të përgatitur. Dhe që nga atëherë unë kam pasur vizita në të gjitha qytetet e Kosovës, kam pasur punëtori me të gjitha shtresat e qytetarëve të Kosovës edhe të  moshës edhe të profesionit edhe të gjinive të ndryshme. I kam dëgjuar preokupimet e tyre edhe kamë bashkëbiseduar me ta. Kam krijuar një ekip, ekipin prej njerëzve më profesional brenda PDK-së po s’jam kufizuar vetëm brenda PDK-së por kam dal edhe jashtë PDK-së dhe kemi arritur që te kemi takime edhe në fushatën parazgjedhore pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës edhe në diasporë dhe tash kur ka filluar zyrtarisht fushata e PDK-së ne programin e kemi publikuar, është një program i cili i adreson preokupimet e qytetarëve të Kosovës sepse është punuar nga ekspertët dhe është punuar në bazën e asaj çka kemi dëgjuar edhe çka kemi parë në terren. Tash vërehet një entuziazëm i madh, një masivitet i madh, një energji pozitive që realisht nuk ka ekzistuar fushatave të fundit. Unë jam që nga fillimi, do me thënë prej themelimit të PDK-së, por është një entuziazëm i madh dhe është krejt e pritshme që salla në Prishtinë të mbushet, mirëpo po mbushet në Ferizaj, po mbushet në Istog ku PDK-ja ka qëndruar më dobët në raport me vendet e tjera, në Kaçanik, një qytete jo i madh me gjithë atë masivitet, sonte në Shtime do me thënë atmosferë e ngjashme e njëjtë në Ferizaj dhe Podujevë dhe Skenderaj e në të gjitha. Tubimi i sotëm në Shtime salla nuk i ka zënë të gjithë ata që kanë pasur dëshirë me qenë prezent dhe është një masivitet jashtëzakonisht i madh. Por përveç kësaj ka edhe energji, vullnet, atmosferë që jam i bindur se njerëzit kanë me dal me votu edhe kanë me votu për PDK-në. Mendoj se ne fillimisht i kemi dëgjuar mirë nevojat e tyre, preokupimet e tyre, i kemi takuar, kemi qenë shumë aktiv me strukturat, i kemi mobilizuar strukturat. Besoj që edhe kandidatura ime ka reflektuar pozitivisht në elektorat, por përtej të gjithave edhe lista është pritur mirë është një listë reprezentative dhe të gjitha këto janë elemente të cilat kanë sjell deri te kjo situatë. Jam i bindur që ky pozitivit, kjo energji ka me vazhdua deri në fund dhe unë në fund prej rezultat të mirë dhe ne jemi në garë për me dalë partia e parë”, u shpreh Hamza.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt
Lajme

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt

17/09/2025 - 23:28
Kryetari i Vushtrrisë për ndarjen buxhetore: Qytetarët që e kanë votuar VV-në duhet të vetëdijesohen e ta ndëshkojnë padrejtësinë
Lajme

Idrizi: Askush s’mund të ma sfidojë guximin, rininë ia kam kushtuar arsimit shqip nëpër bodrume

17/09/2025 - 23:10
Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore godet Kurtin: Punoi kundër interesave të SHBA-së dhe të vetvetes
Lajme

Moore kritikon qeverinë: Mos prisni dhurata nga Uashingtoni, dëshmojeni se jeni vend demokratik

17/09/2025 - 23:00
Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin
Kryesore

Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin

17/09/2025 - 22:58
Idrizi demaskon Tahirin për karriget e vendosura në shesh, thotë se është paguar 950 euro e jo 5 mijë euro
Lajme

Idrizi i përgjigjet ironisë së Tahirit për bizneset në sheshin e Vushtrrisë: Janë ardhë edhe brendet, që ti i hanë në Prishtinë. Ti s’rrin në Vushtrri hiq

17/09/2025 - 22:57
“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në
Lajme

“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në

17/09/2025 - 22:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • 7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë