Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka thënë se Kosova ka vetëm dy rrugë, përpara apo mbrapa e për çka thotë se zgjedh të parën, në mënyrë që të shkohet përpara për familjet dhe fëmijët dhe për Kosovën.
“Kosova ka vetëm dy rrugë përpara ose mbrapa. Me 28 dhjetor, ne qytetarët e këtij vendi, jemi përballë një vendimi të qartë ta vazhdojmë rrugën mbrapa, me kaos, pasiguri dhe ndarje apo ta ndryshojmë kahun dhe të ecim përpara, me stabilitet, zhvillim dhe shpresë. Unë zgjedh të ecim përpara, për familjet tona, për fëmijët tanë për Kosovën. Të gjithë përpara”, tha Hamza nëpërmjet një videomesazhi.











