
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për studentët që aplikojnë për mbështetjen e Qeverisë.
Aplikimi do të bëhet në eKosova deri në fund të këtij muaji.
Murati përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur detajet dhe mënyrën se si të bëhet aplimi.
Ndarja e 26 milionëve për mbështetje të studentëve është kritikuar si “blerje” e votave në kohë fushate.
Postimi i plotë:
Aplikimi për mbështetjen e studentëve tashmë është i hapur në eKosova, tek shërbimi Familja.
Për shtesën e njëhershme 100 euro:
Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve (Bachelor, Master, Doktoratë) që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.
Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.
Për Bursën e Mobilitetit të Studentëve:
Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë.
Kusht për përfitimin e Bursës së Mobilitetit është që familja e studentit/studentes të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12,000 euro.
Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.