Një rast i pazakontë është regjistruar në Mitrovicë të Veriut, ku një i ri ka hapur një lokal që ishte mbyllur me vendim zyrtar nga inspektorët sanitarë.
Sipas informatave, më 31 dhjetor 2025 rreth orës 21:00, në rrugën “Vardarska”, Policia ka hasur në funksionim lokalin “Disko”, i cili ishte mbyllur rreth dy muaj më parë nga autoritetet kompetente.
I dyshuari, Stefan Djordjevic, rreth 18-vjeçar dyshohet se ka hequr ose dëmtuar vulat zyrtare, duke e rihapur lokalin pa leje.
Pas konstatimit të rastit, njësitë policore kanë njoftuar Prokurorin e Shtetit, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si: “Heqje apo dëmtim i vulave ose sendeve zyrtare”.
Lokali është mbyllur sërish, ndërsa rasti është dërguar në procedurë të rregullt për trajtim të mëtejmë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.














