Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa fliste për gjendjen politike në vend kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti të cilin ndër tjerash e quajti edhe fatkeqësi të Kosovës.
Haradinaj deklaroi se ky i fundit vepron nën urdhra të jashtëm, sikurse që janë ato të agjendës ruse.
“Unë thellë besoj që Kurti është e keqja e Kosovës, është fatkeqësia e Kosovës. Ky njeri është dëmi më i madh që i ka ndodhur vendit tonë. E shoh në përpikmëri në zbatim të agjendës ruse dhe serbe në Kosovë. Sa herë që lypet mundem me argumentu” tha ai në Politiko.