Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje për shkak të ndërhyrjeve nga Zyra e Kryeministrit dhe Dejona Mihali

25/09/2024 - 21:13
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj: Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje për shkak të ndërhyrjeve nga Zyra e Kryeministrit dhe Dejona Mihali
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ish-ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qenë një super ministër, por që i njëjti ka dhënë dorëheqje nga ky post për shkak të ndërhyrjeve politike.

Ai tha se ndërhyrjet kanë ardhur nga Zyra e Kryeministrit, por edhe nga Dejona Mihali, Koordinatorja e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“(Armend Mehaj ka qenë) Një super ministër, që duhet të krenohet Kosova me të. Është dashur të dalë e të thotë ‘për arsye personale’. Nuk qëndrojnë hiç arsyet personale. Jam i sigurt 100% për këto që po i them, ai është një djalë i edukuar, dhe nuk ka ardhur të bëjë karrierë e as nuk e ka atë qëllim, sepse është oficer i zoti dhe i familjes së mirë. Unë po them, ka dhënë dorëheqje për shkak të ndërhyrjes direkte nga Zyra e Kryeministrit. Për shkak të ndërhyrjes në gradime, transfere të papërgjegjshme, degradim të oficerëve, për mosdekorim meritor të oficerëve të lartë. Kemi gjeneralë që kanë shkuar në shtëpi që nuk kanë pranuar t’ua japin gradën e nderit. Krejt këto i ka bërë një zonjë e nderuar që udhëheq qeverinë e Kosovës. Ia kam harruar emrin, besoj krejt Kosova e di. (I ndërhyn moderatori: a e keni fjalën për Dejona Mihalin?). (Vazhdon Haradinaj). E di ajo që po më dëgjon. Prapë le ta thirrin Prokuroria. Jam i bindur që Prokuroria do t’i ftojë për këtë temë, shpresoj që ajo direkt nuk është e implikuar, por ata që janë direkt të implikuar, zëvendësministër a sekretar, do të dalin para drejtësisë”, theksoi Haradinaj.

Ai foli edhe për një letër që ministri i ka dërguar kryeministrit.

“Tenderi është dhënë më 11 shtator, ditën kur ministri nuk ka qenë në Kosovë. Ka shumë argumente. Ndërsa Sekretari është emëruar më 4 shtator. Po flasim për dy javë, hiç më shumë. Ne sot e kemi aferën më të madhe korruptive. Mund të thuash që ligji e ka lejuar, por sillmi argumentet se çfarë ligji thotë se është sekret shtetëror blerja e gjellës së ushtarit? Kryeministri i Kosovës, ministri, Sekretari Permanent mund ta bëjë një marrëveshje me Qeverinë Amerikane që shkon në një vlerë prej 250 milionë për blerjen e mortajave të mençura, për blerjen e automjeteve taktike, të dronëve ushtarakë, këto janë që s’duhet të dihen nga armiku. Nuk mund të thuash sekret shtetëror kuzhina e ushtrisë”, deklaroi Haradinaj, të DPT Fidani, teksa u shpreh i bindur se ai tender do të anulohet.

JU REKOMANDOJMË

PDK-ja paralajmëron konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese
Lajme

PDK-ja paralajmëron konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese

21/08/2025 - 11:05
Qeveria po ua bllokon buxhetin komunave, AKK: Vonesa të tilla dëmtojnë rëndë jo vetëm komunat, por edhe qytetarët
Lajme

Qeveria po ua bllokon buxhetin komunave, AKK: Vonesa të tilla dëmtojnë rëndë jo vetëm komunat, por edhe qytetarët

21/08/2025 - 10:59
Fyerjet e militantëve të VV-së ndaj Selimit, reagon hoxhë Musliu: Kur Shqipja luftoi në moshë të re, ju pinit kafe me jugosllavë në Prishtinë
Kryesore

Fyerjet e militantëve të VV-së ndaj Selimit, reagon hoxhë Musliu: Kur Shqipja luftoi në moshë të re, ju pinit kafe me jugosllavë në Prishtinë

21/08/2025 - 10:36
“Një fitore për të gjithë”, Krasnqi propozon një zgjidhje për daljen nga ngërçi
Lajme

Krasniqi: Avni Dehari dje u desh t’u kërkonte falje deputetëve, ai do të duhej të tërhiqej krejtësisht nga kryesimi i seancës konstituive

21/08/2025 - 10:27
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Lajme

Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi

21/08/2025 - 10:24
KQZ-ja mblidhet sot, në rend të ditës certifikimi i Listës Serbe: A do të bëjë sërish “filma” VV-ja?
Lajme

KQZ-ja mblidhet sot, në rend të ditës certifikimi i Listës Serbe: A do të bëjë sërish “filma” VV-ja?

21/08/2025 - 10:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pamjet që tregojnë ‘nervozë’ të Kurtit me Sveçlën, bën mimika dhe i kthen shpinën teksa i flet

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Analisti ia zbulon planin VV-së: Qëllimisht e dështuan seancën që ta fajësojnë opozitën, por skenari u prish nga Shqipe Selimi

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Peci “thumbon” Shqipe Selimin, publikon numrin e votave që morën Haxhiu e Gërvalla

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë