Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: Duhet rritur buxheti i mbrojtjes në 4% të GDP-së, veprim urgjent për strehimoret dhe nisja e prodhimit të municioneve

10/09/2025 - 14:14
në Lajme
A A
Haradinaj për rastin në Gjakovë: Rritja e sigurisë në vendet e punës, e domosdoshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar rritjen e buxhetit për mbrojtje, veprim urgjent për strehimoret dhe nisjen e prodhimit të municioneve e predhave.

Ai ka thënë se sipas të dhënave nga buxheti i vitit 2025, GDP është vlerësuar në 11 miliardë e 83 milionë euro. Për vitin 2026 pritet të arrijë në rreth 12 miliardë, për vitin 2027 rreth 13 miliardë, ndërsa për vitin 2028 dhe 2029 nuk ka vlerësime të sakta, por sipas dinamikës pritet të arrijë përkatësisht në 14 miliardë dhe 15 miliardë e 200 milionë euro.

Sipas tij, për vitin 2025 për mbrojtje janë ndarë 1.87% e GDP-së, ndërsa për vitin 2026 vetëm 1.77%

“Për vitin 2025, për mbrojtje janë ndarë 207,8 milionë euro ose 1.87% e GDP-së. Për vitin 2026 janë paraparë 212,7 milionë ose 1.77% e GDP-së, për vitin 2027 janë paraparë 218,8 milionë euro ose 1.68% e GDP-së, për vitin 2028 sipas kësaj dinamike 238 milionë ose 1.7% dhe në vitin 2029, 250 milionë ose 1.7% e GDP-së. Gjithsej, në mandatin qeverisës 2026-2029, Qeveria Kurti në largim parasheh 920 milionë euro buxhet për mbrojtje”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka shtuar se nëse zbatohet rregulli i ndarjes 4% të GDP-së për mbrojtje, shuma duhet të jetë dukshëm më e lartë.

“Nëse i përmbahemi rregullit të ndarjes për mbrojtje 4% të GDP-së vjetore, atëherë për mbrojtje duhet ndarë këtë shumë nga buxheti: në vitin 2026 rreth 480 milionë euro, në vitin 2027 rreth 520 milionë euro, në vitin 2028 rreth 560 milionë euro dhe në vitin 2029 rreth 600 milionë euro. Gjithsej, në mandatin qeverisës 2026-2029 duhet ndarë 2 miliardë e 160 milionë euro”, ka deklaruar ai.

Përveç çështjes së buxhetit, Haradinaj ka theksuar se duhet ndërmarrë veprime urgjente për krijimin e strehimoreve dhe nisjen e prodhimit vendor të municioneve.

“Po ashtu, të veprohet me urgjencë në nivel të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent dhe Zjarrfikësve, për identifikimin e të gjitha podrumeve por edhe hapësirave tjera private për shndërrim të tyre në strehimore, që do të shërbenin në situata kritike të sigurisë. Është e pafalshme vonesa në nisjen e prodhimit të municioneve dhe predhave”, ka thënë Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

Lajm i mirë: Në QKMF Ferizaj ka filluar zbatimi i kontratës mes Komunës së Ferizajt dhe Kompanisë Kosovamed Healthcare Sh.p.k.
Lajme

Lajm i mirë: Në QKMF Ferizaj ka filluar zbatimi i kontratës mes Komunës së Ferizajt dhe Kompanisë Kosovamed Healthcare Sh.p.k.

10/09/2025 - 18:31
Të shtëna me armë në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar
Lajme

Policia kryen kontrolle në pesë lokacione në Veri

10/09/2025 - 18:28
Tomë Gashi flet për formimin e Qeverisë Kurti 3, zbulon këto parti që do t’i ketë partnerë!
Kryesore

Konferencat për Kushtetuesen, Gashi: Po përgatitet terreni për zgjedhjet e ardhshme

10/09/2025 - 18:20
Lista Serbe thotë se PZAP ua ka hedhur poshtë ankesën për komisionerët
Lajme

Lista Serbe thotë se PZAP ua ka hedhur poshtë ankesën për komisionerët

10/09/2025 - 18:09
Osmani: Përkundër që kemi qenë viktima të gjenocidit, kemi zgjedhur paqen
Kryesore

Presidentja Osmani reagon ndaj përpjekjes për të fotografuar vajzat e saj në shkollë: Po rrezikojnë jetën e vajzave të mija të mitura

10/09/2025 - 17:56
32-vjeçari përfundon në QKUK pasi u godit me mjet të fortë në kokë, një i dyshuar ndalohet për 48 orë
Lajme

32-vjeçari përfundon në QKUK pasi u godit me mjet të fortë në kokë, një i dyshuar ndalohet për 48 orë

10/09/2025 - 17:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VOX Kosova: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

    VOX Kosova: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Fundi i misterit: Gruaja nga Ferizaj që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Refuzon të largohet Kryeshefi i “Ibër-Lepencit” s’do të japë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Apple prezanton modelin e ri iPhone 17 Pro – ky është çmim fillestar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë