Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: E dhimbshme kur kryeministri s’e njeh Kushtetuesen dhe e sulmon aq egër, Gjykata t’i saktësojë pasojat për shkelësit

07/09/2025 - 14:38
në Lajme
A A
Haradinaj: Policia e Kosovës ka presionin politik nga Qeveria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e quajti të dhimbshme faktin që kryeministri në detyrë, Albin Kurti i sulmoi sot në një mbledhje të partisë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Haradinaj shkroi në Facebook se Kurti po përpiqet të “mashtrojë” duke i fajësuar gjyqtarët e Kushtetueses.

“E dhimbshme kur kryeministri i deritashëm dhe ai që pretendon të jetë prapë kryeministër, nuk e njeh institucionin më të lartë të drejtësisë në vendin e vet dhe e sulmon aq egër e aq ulët. Ai nuk flet për shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai e partia e tij, por zgjedh të mashtrojë sikur fajin e paskan gjyqtarët e Kushtetueses”.

“Kjo ma kujton atë shprehjen popullore kur “hajni bërtet kapeni hajnin”! Ata gjyqtarë i ka zgjedhur Kuvendi legjitim i Republikës së Kosovës e jo formacionet imagjinare të tij!”.

“E vërteta për bllokimin, jo vetëm të Parlamentit por edhe të Shtetit, e ka vetëm një emër e ky është Albin Kurti dhe kjo sot është e qartë për secilin, veç në mendjen e Albin Kurtit është e mjegullt!”, shkroi Haradinaj.

Ai i bëri thirrje Kushtetueses që t’i “saktësojë pasojat ligjore juridike” për shkelësit e Kushtetutës.

“Prandaj institucioni më i lartë i drejtësisë në vend, e ka kohën e fundit që në intepretimet e tij për shkelje të Kushtetutës, të mos mjaftohet vetëm me konstatimin e tyre, por t’i saktësojë edhe pasojat ligjore juridike, për secilin individ apo grup që i bën ato! Vetëm drejtësia e plotë është drejtësi!”.

JU REKOMANDOJMË

Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë
Lajme

Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë

07/09/2025 - 15:59
Deliu paralajmëron dinamikë të re për rrëzimin e Qeverisë: Votat tash s’i kemi, por legjitimitetin tek qytetarët do ta kthejmë
Lajme

Deliu-Kodra: E vërteta për bllokimin e institucioneve është e qartë dhe ka një emër, Albin Kurti

07/09/2025 - 15:40
Artikulli kundër UÇK-së, Haziri: U lëndua republika, dorëheqja e Bashës akt moral!
Lajme

Basha: Kushtetuta e Kaçanikut, testament i gjallë i përkushtimit për liri dhe shtet

07/09/2025 - 15:25
KQZ: Decertifikohen 9 kandidatë për zgjedhje lokale
Lajme

KQZ publikon fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

07/09/2025 - 15:03
Konjufca ia konfirmoi besnikërinë me “bashkërrugëtofshim gjithmonë”, Kurti e falënderoi atë dhe partinë për “disiplinë”
Kryesore

Konjufca ia konfirmoi besnikërinë me “bashkërrugëtofshim gjithmonë”, Kurti e falënderoi atë dhe partinë për “disiplinë”

07/09/2025 - 14:22
Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale
Lajme

Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale

07/09/2025 - 14:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Largohen nga Serbia eurodeputetët që Vuçiq dhe Bërnabiq i fyen dhe kërcënuan

    Largohen nga Serbia eurodeputetët që Vuçiq dhe Bërnabiq i fyen dhe kërcënuan

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Çka dihet deri tani për vrasjen në Llapashticë të Podujevës?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Haliti: Ka ardhur koha që ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses të ushtrohet procesi i ri i përzgjedhjes!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ky është personi që dyshohet se e vrau një burrë në Podujevë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë