Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve në Veri, çfarë thonë në LDK?

16/04/2023 - 13:43
në Pa kategori
A A
Haradinaj kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve në Veri, çfarë thonë në LDK?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e së enjtes kërkoi që të shtyhen zgjedhjet e 23 prillit në Veri. Se a duhet të shtyhen apo të mbahen, Gazeta Express ka pyetur edhe dy partitë tjera opozitare, LDK dhe PDK. Derisa nga PDK nuk kanë kthyer përgjigje, nga LDK janë deklaruar nënkryetari Lutfi Haziri dhe zëdhënësja politike Sibel Halimi.

Gazeta Express

Të enjten gjatë seancës së Kuvendit, kryetari i AAK-së, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri një kërkesë për presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Ai kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve në Veri.

“Unë i bëj thirrje qeverisë, presidentes, institucioneve të vendit që ta marrin me seriozitet gjendjen në Veri dhe ta marrin një vendim në lidhje me këtë situatë. Cili do të ishte ky vendim, unë besoj shumë që do të ishte shtyrja e zgjedhjeve. E di se plot prej jush mendoni me bindjen tuaja, analizën tuaj dhe keni argumente që i bazoni në të drejtën kushtetuese dhe ligjore, mirëpo mos harroni, terreni është pikënisja e suksesit. Nëse gjendjen në terren e ki çfarë e ki, atëherë mos e lejoni me shku ditën e fundit dhe pastaj me pranu humbjen. Është ma mirë me u ndal me kohë, me gjet një formulë më ec përpara sesa me vazhdu me fshehjen totale. Të vetmit që mbajnë sot kujdesin institucional atje janë njësitë policore, e katër prej tyre janë në burg. Mos lejoni me shku kësaj rruge”, tha Haradinaj.

Pas kësaj deklarate, Express ka pyetur edhe dy partitë tjera opozitare për qëndrimin e tyre. Nga PDK deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje, ndërsa nga LDK kanë folur nënkryetari i partisë Lutfi Haziri dhe zëdhënësja politike Sibel Halimi.

Haziri ka thënë se Qeveria po dështon të krijojë kushte të mira zgjedhore për qytetarët e saj.

“Është punë e KQZ-së dhe organeve tjera shtetërore duke përfshirë Qeverinë dhe Presidenten. Partitë politike nuk kanë asnjë arsye me ndërhy në procese të tilla. Qeevria po dështon me kriju kushte të mira zgjedhore për qytetarët e saj”, ka thënë Haziri për Express.

Njëjtë ka deklaruar edhe zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi.

“Zgjedhjet në veri janë çështje që duhet trajtuar nga institucionet përkatëse si Presidenca, KQZ dhe Institucionet e Sigurisë. Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve apo jo nuk lidhet me qëndrimin e partive politike, por të kreut të shtetit”, është shprehur Halimi për Express.

Kujtojmë se sot një javë pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Lidhur me këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit. Sipas zëdhënësit të këtij institucioni, Valmir Elezi, nga 44 qendra të votimit, tash janë vetëm 19 sosh, gjë që ka ndikuar në rritjen e votuesve për qendër- nga 750 në 2 mijë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Shtimi i incidenteve në Veri

Javëve të fundit janë shtuar incidentet në Veri. Veprimi më i përsëritur është ai i djegies së veturave me targa RKS. Raste të tilla në vitin 2023 janë mbi 10.

Sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se tri vetura janë djegur në fshatin Leshak të Leposaviqit.

“Fsh. Leshak, Leposaviq 15.04.2023 – 01:40. Policia është njoftuar nga një qytetar mashkull kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin të cilin është duke e trajtuar.”

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Tvrdane. Atje një person ka raportuar se dikush ua ka vënë zjarrin dy karrigeve në ballkon. I njëjti ka raportuar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.

“Tvrdane, Leposaviq 15.04.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij. I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.”

Ndërkaq rreth një javë më parë, një zyrtar i Policisë së Kosovës dyshohet se është përfshirë në plagosjen e një qytetari serb në Zveçan.

Incident tjetër që është shënuar në fillim të muajit prill është edhe sulmi me shok bombë ndaj zyrtarëte policorë në Mitrovicën e Veriut.

JU REKOMANDOJMË

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin
23/03/2026 - 18:46

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.Ai ka...

Më shumëDetails

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kritikon BE-në: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave strategjike

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
23/03/2026 - 12:13

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira
22/03/2026 - 22:29

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të martën parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat...

Më shumëDetails

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre
22/03/2026 - 21:39

Analisti politik, Afrim Kasolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për mos kandidimin e Vjosa Osmani për presidente nga VV dhe prishjen e raporteve të saj...

Më shumëDetails

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrave Mustafa u vdes babai
22/03/2026 - 09:44

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tyre.Lajmin e kanë bërë të ditur vet ato përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë