Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rinumërimin e votave, teksa ka thënë se ky proces po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit.
Ai përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur të habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot, teksa ka shtuar se “pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve.”
Postimi i tij i plotë:
Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit.
Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve.
E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh.
Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!













