Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka publikuar një video nga stadiumi “Fadil Vokrri”, ku shfaqet duke ndjekur nga afër ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan: “Krenaria jonë në fushë. Të gjithë sonte me ju në ‘Fadil Vokrri’. Përpara Kosovë🇽🇰”.
Ai u bashkua kështu mijëra tifozëve që mbushën stadiumin për të mbështetur Kombëtaren në këtë përballje të rëndësishme.












