Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se “nuk kemi një qeveri për të votuar”.
Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj ia ka përmendur dështimet e Qeverisë Kurti lidhur me ndërtimin e rrugëve në territorin e Kosovës.
Tutje, Haradinaj ka kritikuar Glauk Konjufcën që në fjalimin e tij nuk kishte asnjë fjalë për luftimin e korrupsionit.
“Gjatë fjalimit tuaj nuk patët asnjë fjalë për të luftuar korrupsionin”, tha Haradinaj.













