Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj kritikon Kurtin për mospërgjigje ndaj Prokurorisë: Po mbron korrupsionin dhe jo ligjin

29/12/2024 - 19:18
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj kujton heronjtë Arben e Luan Qerimaj: Heroizmi i tyre deri në vetëflijim është dëshmi e nderit të luftëtarit shqiptar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për Ekonomia Online se mosparaqitja e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është dëshmi se kryeministri nuk është në anën e ligjit por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje.

Kreu i AAK-së ka akuzuar Kurtin për mbrojtje të krimit dhe korrupsionit, duke thënë se qëndrimi i tij tregon se ai është në anën e të akuzuarve dhe nuk respekton thirrjet e Prokurorisë për të dhënë shpjegime.

“Lufta kundër korrupsionit ose hajnisë nuk është e lehtë ka qenë e vështirë gjithmonë ka pasur shqetësime për korrupsion edhe në të kaluarën në të gjitha qeveritë edhe në qeverisjen time. Mirëpo çdoherë zyrtarët shtetërorë, udhëheqësit e shtetit kanë qenë me ligjin dhe në anën e prokurorëve”.

Ai e quan veprimin e Kurti si një mbështetës për korrupsionin dhe krimin, duke theksuar se kjo sjellje është një veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin.

“Është hera e parë në historinë e Kosovës, që kryeministri nuk është me ligjin e as me prokurorinë, por është me hajninë, me të akuzuarit për hajni. Kjo sjellja e tij e mosshkuarjes në intervistim është inkurajim për korrupsionin, për krimin e hajninë. Është veprim i gabuar dhe i dëmshëm për shtetin ligjor edhe na dëmton shumë planin ndërkombëtar, sepse vlerësimi për shtetin ligjor të Kosovës dobësohet kur kryeministri nuk e respekton ftesën e prokurorit”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj sugjeron se Kurti mund të jetë i përfshirë në skema të korrupsionit, duke e quajtur atë “shefi i hajnave” që ka mundësuar vjedhjen dhe po i mbron ata që janë të akuzuar për këtë veprim.

“Ai ka pasur deklarime në Parlament kundër Prokurorisë dhe të akuzuarve. Sjellja e tij e sotme është në anën e të akuzuarve, pra ai po mbron krimin e jo ligjin. Ai po mbron korrupsionin e hajninë, e kur të fton Prokuroria për një rast të hajnisë të dëmtim të buxhetit dhe vjedhjes së parasë së qytetarëve, më së paku është të respektosh këtë ftesë dhe me dhënë shpjegime çfarëdo qofshin ato”.

“Mosshkuarja mund të jetë për arsye se ky është i involvuar në hajni, pra është pjesë e hajnisë, Kurti është shefi i hajnave që i ka në Qeveri sepse ai ka krijuar mundësi për me vjedh dhe po i mbron, pra po shihet që ky frikësohet për hajninë që e ka bërë me kolegët e tij”, përfundoi kryetari i AAK-së.

Thirrjen e Kurtit nga Prokuroria e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit, i cili i pari i vendit ka deklaruar se është në gatishmëri që të mirëpresë prokurorët në zyrën e tij.

JU REKOMANDOJMË

Miftaraj: KPK ose KGJK të deklarohen se kush ka dështuar për rastin Hidrocentralet dhe rastin e Ukë Rugovës
Lajme

Miftaraj: Po të kishim prokurori të aftë, s’do të kishim ministra që akuzojnë median për shpifje pse iu ekspozohen aferat korruptive

07/06/2025 - 15:53
Osmani shkruan për tre kosovarët që diplomuan në akademinë ushtarake amerikane: Mirënjohje SHBA-së për shkollimin e kuadrove tona
Kryesore

Osmani shkruan për tre kosovarët që diplomuan në akademinë ushtarake amerikane: Mirënjohje SHBA-së për shkollimin e kuadrove tona

07/06/2025 - 15:37
Ushtarët letonezë të KFOR’it dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullime të koordinuara
Kryesore

Ushtarët letonezë të KFOR’it dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullime të koordinuara

07/06/2025 - 15:25
Kurti shkruan për arrestimet për spiunazh, Ismet Munishi i komenton me ironi: Tash besoj lirohet rryma
Lajme

Kurti shkruan për arrestimet për spiunazh, Ismet Munishi i komenton me ironi: Tash besoj lirohet rryma

07/06/2025 - 15:18
Panduri: Zyrtarët e Qeverisë presion tek drejtuesit e KOSTT-it për rrjedhjen e informacioneve për skandalin e energjisë
Kryesore

Panduri: Zyrtarët e Qeverisë presion tek drejtuesit e KOSTT-it për rrjedhjen e informacioneve për skandalin e energjisë

07/06/2025 - 15:12
Pak orë pas dështimit të sërishëm në Kuvend, Kurti ia bën një përmbledhje arrestimeve për spiunazh, lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
Kryesore

Pak orë pas dështimit të sërishëm në Kuvend, Kurti ia bën një përmbledhje arrestimeve për spiunazh, lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

07/06/2025 - 15:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1487 Shpërndaje
    Shpërndaje 595 Tweet 372
  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

    308 Shpërndaje
    Shpërndaje 123 Tweet 77

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë