Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj tha se Kurti më mirë është të thotë se nuk e ka shumicën dhe të kërkojë ndihmë nga subjektet politike apo partnerët e mundshëm.
“Ai tha që e ka obligim ta bëjë mazhorancën për qeveri, por ky zotëria duhet ta kuptojë se mazhoranca qoftë në krijimin e institucioneve parlamentare apo në ekzekutiv është mazhorancë. Më mirë është të thotë se nuk e ka shumicën dhe të lypë ndihmë tek subjektet politike apo te partnerët e mundshëm”.
“Oferta ka qenë shumë e sinqertë, mundësia për të dalë prej kësaj krize brenda 24 orëve, por nëse këtij i duket më e rëndësishme Albulena Haxhiu se Kosova, se Parlamenti dhe se Qeveria, le të vazhdojë”, tha Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.
Ai më tej u shpreh se në situatën aktuale, Parlamentin e Kosovës nuk e ka bllokuar Albulena haxhiu, por kreu i VV-së, Albin Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar sot për herë të 15-të që në krye të Kuvendit të Kosovës ta zgjedh Albulena Haxhiun.