Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: Më 28 dhjetor populli vendos, koha e vendimeve të mëdha, dhe të guximshme

22/11/2025 - 14:26
në Pa kategori
A A
Haradinaj: Kujtesa historike duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka shkruar për zgjedhjet e parakohshme ku thotë se Kosova nuk pret më dhe është koha e vendimeve të mëdha dhe të guximshme.

Ai thotë më 28 dhjetor, flet Kosova dhe populli, ndërsa ka njoftuar se ditët në vijim do të nis takimet me qytetarët.

 

“Dhe ditëve në vijim, do të jem me ju kudo. ë secilin fshat, në secilën lagje, në secilën familje që ka mbajtur Kosovën gjallë në ditët më të vështira”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kosova nuk pret më.

Koha e fjalëve ka kaluar.

 

Tani është koha e vendimeve të mëdha, dhe të guximshme.

Sot, secili prej nesh e ka një detyrë.

Ta mbrojmë të ardhmen e vendit tonë.

Jo me fjalë të thata, por me votë të pastër, me qëndrim të fortë, dhe me dinjitet.

Secili prej nesh do ta marrim përgjegjësinë që ta udhëheqim Kosovën drejt sigurisë, zhvillimit dhe drejtësisë.

Data është caktuar.

Më 28 dhjetor, Kosova flet. Populli vendos.

Kur voton ushtari, shtetit i kthehet nderi.

Kur voton polici, familjet marrin siguri.

Kur voton bujku, toka jonë merr frymë e ringjallet.

Kur voton mjeku, shoqëria shërohet.

Kur voton profesori, mësuesi, studenti, nxënësi, ndërtohet e ardhmja.

Kur voton populli, fitojnë gjeneratat.

Ne nuk jemi këtu as për frikësim, as për iluzione.

Jemi këtu për ta kthyer besimin tek shteti.

Për t’i dhënë Kosovës qeverisjen që punon, që s’dridhet, që nuk i shërben propagandës, por shtetit dhe qytetarëve, pa dallim.

Dhe ditëve në vijim, do të jem me ju kudo.

Në secilin fshat, në secilën lagje, në secilën familje që ka mbajtur Kosovën gjallë në ditët më të vështira.

Sepse Kosova ndërtohet në terren, dhe jo me propagandë.

Tani jemi në udhëkryq, të zgjedhjes së madhe.

Mërgimtarët tanë do t’i presim si gjithmonë.

Janë zemra e Kosovës në botë, janë krahu i fortë i familjes, janë ajri që e mban shtetin tonë gjallë.

Me votën e tyre, me votën tuaj, Kosovës i kthehet shpresa.

Ne nuk kërkojmë lëmoshë.

Ne kërkojmë shtet.

Shtet me ekonomi të fortë, me siguri të garantuar, me punë për të rinjtë, e me dinjitet për të moshuarit.

Ne nuk e harrojmë Amerikën.

Nuk e harrojmë NATO-n.

Sepse pa aleatët tanë, s’ka shtet të sigurtë.

Populli e ka kuptuar.

E ka parë mashtrimin.

E ka parë propagandën që fyen çlirimtarët, që e sulmon luftën tonë të shenjtë.

Prandaj, ne jemi gati.

Ta bindim secilin njeri që e don Kosovën, secilin prind që mendon për fëmijët e vet, secilin punëtor që djersitet për bukën e gojës.

Kosova nuk mbrohet prej zyreve të propagandes që i fyen gazetarët dhe mediat.

Kosova mbrohet prej popullit.

E populli më 28 dhjetor do të flasë fort.

E do të flasë drejt.

Mirë u pafshim në takimet tona të radhës!

JU REKOMANDOJMË

Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, sot dhe gjithmonë

Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, sot dhe gjithmonë
19/03/2026 - 21:29

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës...

Më shumëDetails

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga
19/03/2026 - 19:55

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë Thaçi...

Më shumëDetails

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu
19/03/2026 - 19:24

Këngëtari nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, është lajmëruar në llogarinë e tij në Instagram, për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi....

Më shumëDetails

“Asociacioni i Komunave serbe nuk është zbatu nga viti 2013”, Sazan Ibrahimi komenton deklaratën e Kurtit për “Zajednicën”

“Asociacioni i Komunave serbe nuk është zbatu nga viti 2013”, Sazan Ibrahimi komenton deklaratën e Kurtit për “Zajednicën”
19/03/2026 - 18:48

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, kur u pyet për “Asociacionin e komunave me shumicë serbe” tha se “nëse krijohet një mekanizëm i tillë nuk...

Më shumëDetails

Cakolli: Propozimi i LVV-së për tre anëtarë në KQZ bie ndesh me modelin ligjor, rikethehet debati i kot

Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
18/03/2026 - 15:17

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj propozimit të LVV-së për tre kandidatë në përbërjen e KQZ-së, duke e cilësuar si një çështje të panevojshme...

Më shumëDetails

Ngjarja tragjike në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

U vetëdorëzua dhe e dorëzoi edhe armën, detaje mbi të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë
18/03/2026 - 08:39

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda. E pronari i tij, Nexhdet Zymberaj qëndroi me mysafirët deri në 5:20 kur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë