Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj me mesazh të fortë për luftëtarët: Jemi shumë më tepër se propaganda e tyre

23/11/2025 - 14:25
në Lajme
A A
Haradinaj: Kujtesa historike duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar sot një reagim të fuqishëm në mbrojtje të luftëtarëve të UÇK-së, duke akuzuar qeverinë për harresë të qëllimshme dhe përpjekje për t’i zbehur meritat e tyre në shërbim të atdheut.

Në mesazhin e tij, Haradinaj thotë se çdo ditë që kalon, qeveria po i largon luftëtarët nga kujtesa publike, ndërsa propaganda po synon t’i shtyjë drejt harresës kolektive. Ai thekson se fillimisht ata u injoruan, më pas u ofenduan, madje edhe për veshjen e tyre, sa herë marshonin në përvjetore e tubime përkujtimore.

Haradinaj akuzon pushtetin për orkestrim dokumentesh e procesesh gjyqësore që, sipas tij, kanë synim të qartë: dobësimin e figurës së luftëtarit. Por ai shton se përtej çdo goditjeje politike, struktura shpirtërore dhe mendore e luftëtarit mbetet e paprekshme.

“Luftëtarët jetojnë gjithmonë me qëllime të qarta. Ata nuk kanë frikë nga stuhitë, sepse stuhitë e kanë frikë vendosmërinë e tyre”, shkruan ai, duke i cilësuar plagët e tyre si medalje dhe heshtjen si urdhër.

Haradinaj i konsideron luftëtarët si njerëzit që kanë parë nga afër vijën e hollë mes jetës dhe vdekjes, të cilët tashmë po shuhen natyrshëm, krenarë dhe stoikë, me një peng të vetëm, që nuk e patën fatin e dëshmorëve.

Ai apelon se të mbeturit gjallë do të vazhdojnë të qëndrojnë bashkë, më të fortë se propaganda që synon t’i zbehë.

“Lumët ju, si thotë populli, për kontributin, sakrificën dhe shembullin. Mjerë ata që do të humbin gjithmonë me turp”, përfundon Haradinaj, duke dhënë nderime për atdheun.

JU REKOMANDOJMË

Përparim Rama: Dejona Mihali a po i tregon shqiptarëve kush je ti?
Lajme

Përparim Rama: Dejona Mihali a po i tregon shqiptarëve kush je ti?

23/11/2025 - 15:20
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Katër vite dështime dhe polarizim, Zemaj kritikon Qeverinë Kurti për keqmenaxhim

23/11/2025 - 15:04
Konfirmimi i Ramës për ndërprerjen e transportit publik nga nesër, vjen reagimi i Muratit
Kryesore

Konfirmimi i Ramës për ndërprerjen e transportit publik nga nesër, vjen reagimi i Muratit

23/11/2025 - 14:43
Ndërrimi i parë i punëtorëve të Trepçësë bojkoton punën, ende nuk i kanë marrë pagat e plota
Kryesore

Dy minatorë të Trepçës pësojnë lëndime në vendin e punës/ Kjo është gjendja e tyre

23/11/2025 - 14:06
Pas PDK edhe AAK kërkon shkarkimin e Rozeta Hajdarit
Kryesore

Lista e dëshmitarëve në gjykimin për skandalin me rezerva shtetërore të Rozeta Hajdarit, s’mungon as Kurti

23/11/2025 - 14:03
Përparim Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokuar
Lajme

Përparim Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokuar

23/11/2025 - 13:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajmërohet ushtari që braktisi uniformën e FSK-së dhe u ndal në SHBA: “Um myti lemza”

    Lajmërohet ushtari që braktisi uniformën e FSK-së dhe u ndal në SHBA: “Um myti lemza”

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Zbrazësi që …”, rrëfehet edhe Leonora, flet pse s’u martua

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kompleksi “Lidhja Residence” po e zbukuron Prizrenin

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dolce “çmend” rrjetin me lëvizjet e saj në bikini duke bërë dush (Video)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Lladrovci kritikon Hamzën: Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë