Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë virtualisht në Internacionalen Socialiste, ku aty deklaroi se asgjë nuk i shërben paqes më shumë së anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Ndërsa, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas kësaj duke e ironizuar kryeministrin se “e paska zbuluar ujin e nxehtë”.
Haradinaj thotë se vetë Kurti e ka larguar shtetin e Kosovës nga BE-ja dhe nga NATO.
“Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO! E paska zbuluar ujin e nxehtë!!! Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga NATO dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai! Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më,” shkruan Haradinaj.