Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar projektet në infrastrukturë.
Ai ka thënë se ia ka borxh Kosovës që të jetë moderne.
Postimi:
INFRASTRUKTURA E KOSOVËS FITUESE
Kosova Fituese me infrastrukturë moderne.
Pa infrastrukturë rrugore, nuk ka zhvillim. Ja kemi borxh Kosovës, ta bëjmë model në rajon.
Programi ynë përfshinë projekte madhore, mes tjerash:
1. Autostrada e Dukagjinit: Prizren – Rahovec – Gjakovë – Junik – Deçan – Pejë – Istog – Mitrovicë
2. Finalizimi i autostradës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
3. Finalizimi i rrugës Klinë – Gjakovë
4. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Vushtrri – Mitrovicë
5. Finalizimi i autostradës Prishtinë – Pejë
6. Fillimi i rrugës Prizren – Tetovë
7. Finalizimi i rrugës Deçan – Plavë
8. Unaza e jashtme e Prishtinës
9. Finalizimi i rrugës Prishtinë – Podujevë
10. Aksi ndërlidhës i autostradave në Duhël
për Kosovën Fituese