Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi i cili është anëtar i VV-së në KQZ ka reaguar pasi dje Ramush Haradinaj ka qarë me videon e nënës së tij teksa vajton të bijtë e rënë në luftë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata lot e “mallkojnë” këdo që i përdorë në kohë fushate.
“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdor, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar Krasniqi.
Haradinaj ka humbur dy vëllezërit e tij në luftë, ndërsa nëna e tij, nëna Rukë shihet në një video tejet emocionuese teksa i vajton ata.












