Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj takon bizneset: rritje ekonomike 7%, infrastrukturë moderne dhe përkrahje për biznese

04/02/2025 - 13:34
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj takon bizneset: rritje ekonomike 7%, infrastrukturë moderne dhe përkrahje për biznese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi sot planin ekonomik të koalicionit “Kosova Fituese”, duke premtuar investime kapitale prej 25 miliardë eurosh, prej të cilave 16 miliardë pritet të vijnë nga sektori privat. Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve, Haradinaj paraqiti një vizion ambicioz për transformimin ekonomik të vendit, duke synuar rritje ekonomike deri në 7%.

“Qeverisja jonë do të jetë partnere me bizneset. Ne do të hapim rrugën për një zhvillim të hovshëm ekonomik përmes politikave buxhetore efektive, masave fiskale që përkrahin bizneset dhe politikave tregtare që nxisin prodhimin dhe eksportin,” deklaroi kandidati për kryeministër.

Plani parasheh investime madhore në infrastrukturë, duke përfshirë 3 miliardë euro për rrugë, 1.5 miliardë për arsim dhe shëndetësi, si dhe 1 miliard euro për modernizimin e hekurudhave. Një theks i veçantë i është kushtuar furnizimit të pandërprerë me energji elektrike dhe ujë, si dhe krijimit të zonave të reja ekonomike biznesore në të gjithë vendin.

“Ne do të ofrojmë lehtësira të konsiderueshme për bizneset, përfshirë lirimin nga tatimi në fitim për 5 vjet për investitorët e rinj dhe mbulimin e 50% të pagës për 6 muaj për bizneset që punësojnë gra,” shtoi Haradinaj, duke theksuar se këto masa do të stimulojnë investimet dhe punësimin.

Programi parasheh gjithashtu projekte të rëndësishme me partneritet publiko-privat, përfshirë ndërtimin e termocentralit me gaz në Ferizaj, zhvillimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme dhe modernizimin e Trepçës. Të hyrat totale buxhetore gjatë mandatit qeveritar pritet të arrijnë në 22.5 miliardë euro, duke përfshirë edhe rritjen e borxhit publik.

JU REKOMANDOJMË

Gucati poston foto me Thaçin dhe përcjell mesazh të fuqishëm: “Një pranverë e re po vjen!”
Lajme

Gucati poston foto me Thaçin dhe përcjell mesazh të fuqishëm: “Një pranverë e re po vjen!”

18/01/2026 - 18:34
Qytetari gjeti kuletën me mbi 1 mijë euro në Ferizaj, e dorëzon në Polici
Lajme

Qytetari gjeti kuletën me mbi 1 mijë euro në Ferizaj, e dorëzon në Polici

18/01/2026 - 18:27
Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)
HULUMTIME

Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

18/01/2026 - 18:25
Janina Ymeri: KEK më bllokoi në Facebook pas kritikave për prodhimin e energjisë, kjo është stretegji e pushtetit
Lajme

Janina Ymeri: KEK më bllokoi në Facebook pas kritikave për prodhimin e energjisë, kjo është stretegji e pushtetit

18/01/2026 - 17:47
Iu hoqën afro gjashtë mijë vota pas rinumërimit, reagon Fetah Paçarizi
Lajme

Iu hoqën afro gjashtë mijë vota pas rinumërimit, reagon Fetah Paçarizi

18/01/2026 - 17:29
Përfundon numërimi në 15 bashki, PS-ja i merr 12, “Bashkë Fitojmë” tri
Lajme

KQZ: Në QNR është rinumëruar mbi gjysma e vendvotimeve të përcaktuara

18/01/2026 - 17:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    482 Shpërndaje
    Shpërndaje 193 Tweet 121
  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Rinumërimi i votave, reagon ashpër Anton Quni: Më është njollosur personaliteti dhe karriera

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë