Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
Me këtë rrugë, Haradinaj liderit shpirtëror të tyre ia ka kërkuar njohjen e Vatikanit për pavarësinë e Kosovës.
“Në vigjilje të festës së Pashkëve, uroj të gjithë besimtarët katolikë, Imzot Dodë Gjergjin dhe gjithë bashkëkombasit tanë kudo që janë. Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja. Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, me shpresën për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”.












