Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar se ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Ai ka bërë me dije se ata janë shumë të motivuar.
Në një prononcim për Klan Kosova, ai ka thënë se Thaçi dhe Veseli janë optimist për vendimin përfundimtar.
“Edhe pse ishte një kohë e gjatë që nuk i kisha parë, i pashë shumë të motivuar, shumë të relaksuar, me pikëpamje mendore shëndetësore. Ata e kanë marrë me qetësi çështjen dhe e kuptojnë se duhet t’i përgjigjen të ashtuquajturës drejtësi, por janë optimistë se në fund do të ketë drejtësi dhe një aktgjykim lirues”, ka deklaruar Haradinaj.













