Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Bahamas.
Ai ka thënë edhe se njohja paraqet një zhvillim pozitiv, dhe se, forcon rolin e Kosovës si një partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar.
‘‘Mirëpres vendimin e Bahamas për ta njohur Kosovën
. Ky është një zhvillim pozitiv, që forcon rolin gjithnjë në rritje të Kosovës si një partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar dhe kontribuon në stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon”, ka shkruar ai.












