Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hasani: Kurti është dashur të insistojë te përgjegjësia e Serbisë për të zhdukurit

05/05/2023 - 15:08
në Pa kategori
A A
Hasani: Kurti është dashur të insistojë te përgjegjësia e Serbisë për të zhdukurit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Enver Hasani Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhëniëve Ndërkombëtare në një intervistë me shkrim për Gazetën Express ka folur rreth dakordimit të Kryeministrit Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për të Zhdukurit. Hasani insiston që  problemi i kësaj deklarate nuk është “emërtimi i viktimave të zhdukura me dhunë, por te rezervat në Nenin 2 të Konventës  për të zhdukurit me dhunë”, që i ka shprehur Vuçiq në emër të Serbisë.  Hasani kritikon kryeministrin që në bazë të kësaj deklarate ka marrë zotimin për hapjen në mënyrë institucionale të provave materiale për të zhdukurit. “Del që jemi të barbartë me Serbinë në zhdukjen e civilëve gjatë luftës në Kosovë. Kjo është absurd” thotë prerazi ai.

Gazeta Express: “Deklarata e Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë, e dakorduar nga Kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë ka nxitur polemika të shumta në publikun kosovar. Ju e keni cilësuar këtë dakordim për këtë deklaratë si një gabim serioz nga ana e kryeministrit Kurti, sepse ju konkludoni se kjo deklaratë në njëfar forme e shfajëson aparatin shtetëror serb dhe problemin e përsonave të zhdukur e ridefinon si një problem të dyanshëm?

E. Hasani: Problemi me Deklaratën e Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë qëndron në rezervën që Vuçiq e ka vënë në atë Deklaratë në emër të shtetit të tij. Kjo ka të bëj me nenin 2 të Konventës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur me Dhunë të vitit 2010. Sipas këtij neni, nenit 2, shteti përgjigjet nëse privon nga liria dikend dhunshëm dhe e zhdukë përmes agjentëve të vetë ose personat tjerë të autorizuar. Sikur Serbia mos ta kishte vënë rezervën në fjalë në këtë nen, duke thënë se personat e zhdukur në Deklaratën e Përbashkët nuk janë në kuptimin juridik sipas kësaj Konvente, atëherë Serbia do të kishte qenë përgjegjëse ndërkombëtarisht për kompensim të viktimave të zhdukura me dhunë në Kosovë (1998-1999). Me këtë rezervë, Vuçiq ka arritur të barazoj zhdukjet e serbëve lokalë dhe të joshqiptarëve të tjerë me zhdukjet e dhunshme që i ka bërë Shteti serb në mënyrë të planifikuar dhe sistematike ndaj shqiptarëve. Kjo është esenca e problemit, pra rezerva që Vuçiq e ka bërë në Deklaratën e Përbashkës sa i përket zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të Zhdukurit me Dhunë në luftën e Kosovës (1998-1999).

Gazeta Express: Cili është dallimin mes personave të zhdukur me dhunë dhe personave të zhdukur me forcë?

E.Hasani: Nuk ka lidhje me dallimin mes personave të zhdukur me dhunë dhe personave të zhdukur me forcë. Dallimi qëndron në rezervën e Vuçiqit, që thotë se Deklarata nuk bazohet në nenin 2 të Konventës për të Zhdukurit me Dhunë!

Gazeta Express: Pse është kaq i rëndësishm ky nen i Konventës për të Zhdukurit me Dhunë?

E. Hasani: Janë dy arsye për këtë. E para; sepse në rreshtat e këtij neni ankorohet përshkrimi i veprimeve fajësuese për shtetet, të cilat përshkrime përbëjnë elementet e përgjegjësisë ndërkomëtare të shteteve për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare humanitare, që dikur është quajtur e drejta e luftës.

E dyta; në përshkrimin e përgjegjësisë ndërkombëtare të shtetit për zhdukjen me dhunë, që përbën krim kundër njerëzimit, esenciale është që zhdukjet e dhunshme të jenë kryer nga shteti dhe agjentët apo zyrtarët e tij si dhe personat që kanë vepruar me autorizim të tyre. Këtu, pra, nuk ka rëndësi termi zhdukje me dhune ose zhdukje me forcë por nëse zhdukja e individëve është bërë nga shteti dhe agjentët ose zyrtarët e tij dhe personat e autorizuar nga ta.

Gazeta Express: Sipas jush, si do të duhej të vepronte kryeministri Kurti në këtë rast dhe ajo që është më e rëndësishme, si do të procedohet tutje pas këtij dakordimi mes palëve?

E.Hasani: Zoti Kurti është dashur të mos pranoj rezervën e Vuçiqit dhe të insistojë në standardet ndrëkombëtare mbi përgjegjësinë e shteteve sovrane dhe të pavarura për zhdukjen me dhunë të njerëzve, që kryhet nga shteti dhe agjentët e tij ose personat e autorizuar nga ta.

Gazeta Express: Nëse nisemi nga perspektiva e familjarëve të të zhdukurve, ka që kanë pohuar se kjo megjithatë i hapë rrugë mundësisë së qasjes në dokumentat dhe arkivat serbe ku mund të mësohet e vërteta për familjarët e tyre?

E. Hasani: Nuk është kjo çështje private e familjarëve të viktimave të zhdukura me dhunë, por e Shtetit të Kosovës. Shtetit të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Kjo e fundit duhet ta detyroj Serbinë t’i hap krejt provat materiale të krimeve të kryera dhe vendndodhjen e trupave të viktimave shqiptare të zhdukur me dhunë. Familjarët nuk mund të bëjnë asgjë vetëm në Serbi, por vetëm përmes Shtetit të Kosovës dhe garantuesve të marrëveshjes mes dy vendeve.

Gazeta Express: Për të vazhduar dialogu tutje bashkesia ndërkombëtare kërkon që duhet të formohet “Asiciacioni…”. A mundet në të ardhmen që ky proces për të zhdukurit të implikoj edhe probleme tjera, për shembull: Republika e Kosovës nuk është e gatshme dhe as nuk e ka mundësin që t’i dal zot këtij dakordimi nē ofrimin e dokumentacionit për të zhdukurit që pretendohet se i ka kryer pala kosovare?

E. Hasani: Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe dhe të zhdukurit me dhunë janë çështje të ndara.

Sipas zotimit që ka marrë Kosova, për hapjen në mënyrë institucionale të provave materiale për të zhdukurit, del që jemi të barbartë me Serbinë në zhdukjen e civilëve gjatë luftës në Kosovë. Kjo është absurd! Nuk mund të realizohet! Edhe sikur Kosova të ofroj arkivat e UNMIK-ut dhe EULEX-it, nëse i ka, një gjë e tillë nuk është detyrim i Kosovës siç është rasti me Serbinë dhe arkivat e saj. Kjo për faktin e thjeshtë se, në aspektin e të drejtës ndërkombëtare, Kosova nuk ka trashëguar UNMIK-un dhe EULEX-it, as OKB-në dhe as BE-në. Serbia ndërkaq është ndërkombëtarisht e njëjtë me Serbinë që ka kryer krime e zhdukjet masive me dhunë gjatë viteve 1998-1999. E thënë shkurt: Kosova nuk mund të ketë arkiva për asnjë send që lidhet me luftën sepse nuk ka qenë fare shtet sipas të drejtës ndërkombëtare. Kosova ka përgjegjësi ndërkombëtare veç për zotimet që ka marrë nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.

Gazeta Express: Këto që ju i thoni rreth kësaj teme a janë intrpretime tuaja apo ju i mbështetni diku ato, sepse përfaqsuesit e pushtetit këto qëndrime tuaja po i cilësojnë si interpretime tuaja?  

E. Hasani: Këto që thash nuk janë interpretime të mia, por fakte të së drejtës ndërkombëtare publike që askush nuk mund t’i mohojë.

JU REKOMANDOJMË

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin
23/03/2026 - 18:46

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.Ai ka...

Më shumëDetails

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kritikon BE-në: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave strategjike

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
23/03/2026 - 12:13

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, pritet shi dhe vranësira
22/03/2026 - 22:29

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të martën parashihen riga lokale shiu, ndërsa të premten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat...

Më shumëDetails

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre
22/03/2026 - 21:39

Analisti politik, Afrim Kasolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për mos kandidimin e Vjosa Osmani për presidente nga VV dhe prishjen e raporteve të saj...

Më shumëDetails

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrave Mustafa u vdes babai
22/03/2026 - 09:44

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tyre.Lajmin e kanë bërë të ditur vet ato përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë