Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hasani: Mungesa e masave ndaj Deharit dhe deputetëve, pasojë e ndikimit në drejtësi nga Presidentja Osmani

08/08/2025 - 16:07
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuta materiale e kryeministrit Albin Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Enver Hasani mendon se deklarimi i Presidentes Osmani ndikoi në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese, sidomos në mos-vendosjen e masave, ndaj Avni Deharit dhe deputetëve që nuk marrin pjesë në votim…

Për Enver Hasanin, ish- krytear i Gjykatës Kushtetuese, është e habitshme se si Gjykata vlerësoi se Avni Dehari e ka shkelur Kushtetutën, por njëherit, urdhëron të njëjtin që ta vazhdojë seancën e 8 prillit, aty ku e ka lënë.

Referuar leximit të dispozitave të vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese (meqë Akgjytkimi final i plotë nuk është publikuar ende), Hasani thotë se në këtë pikë, ‘është vështirë e pajtueshme me standardet demokratike”.

“Në aspektin profesional mendoj se është e çuditshme se si mund të konstatohet shkelja kushtetuese e zotit Avni Dehari dhe i njëjti të urdhërohet të vazhdojë aty ku e ka shkelur Kushtetutën. Kjo nuk mund të arsyetohet me standardet e gjyqësisë kushtetuese. Dhe e dyta, ju e dini, edhe në aktgjykimin e vitit 2014, edhe në atë të para një muaji të Gjykatës Kushtetuese është thënë se deputetët duhet të rrinë dhe të votojnë, por tani i urdhëron. Edhe kjo bie ndesh me postulatin e mandatit të lirë dhe besoj se kjo është vështirë e pajtueshme me standardet kushtetuese” – i tha z.Hasani, Radios Evropa e Lirë.

Në pyetjen e REL-it, se kush duhet ta caktojë seancën e radhës dhe kur mund të thirret ajo, Hasani thotë se seanca duhet të vazhdohet nga skenari i 8 prillit, 30 ditë nga fillimi i asaj séance.

“Diapozitivi thotë se duhet të thirret sipas datës kur zoti Dehari e ka bërë propozimin për votim të fshehur, atë që e bëri në mënyrë arbitrare, mënyrën e ndryshimit të rendit të ditës, gjykata ka urdhëruar ekzekutimin e rendit të ditës të datës 8 prill. Duhet të ekzistojë një pikë se kur ka nisur gjendja jokushtetuese. Gjendja jokushtetuese ka nisur në momentin kur zoti Dehari e ka ndryshuar rendin e ditës. Zoti Dehari duhet të vazhdojë seancën ashtu siç ka qenë caktuar më 8 prill, kur është caktuar skenari i konstituimit të Kuvendit. Pra, duhet të numërohen 30 ditë nga fillimi”, thotë Hasani.

Hasani vë në pah edhe në këtë aktgjykim, se mungojnë ‘masat’ në rast të mospërmbushjes së pikave, dhe për këtë, thotë se mund të jetë faktor ‘intimidimi i drejtësisë nga Presidentja Vjosa Osmani’.

“Mund të spekuloj, mungesë guximi. Arsyeja pse aktgjykimi nuk i ka shkuar deri në fund është deklarimi i zonjës presidente [të Kosovës, Vjosa] Osmani. Shihet qartë se mund të ketë ndikuar në dispozitiv, në aspektin e moscaktimit të masave, kjo është ndërhyrje e saj në drejtësi dhe në një mënyrë ose tjetër e ka intimiduar gjykatën dhe gjykata nuk ka shkuar deri në fund të këtij aktgjykimi, sepse po shihet qartë që një gjyqtar është kundër” – thotë Hasani dhe e përsëritë këtë edhe në një rast tjetër gjatë intervistës:

“Mungesa e masave ndëshkuese sa i përket afatit pas 30 ditëve dhe zotit Dehari është pasojë e ndikimit nga ana e presidentes Osmani”, thotë ai.

I pyetur se çka ndodh në rast se Kuvendi nuk konstituohet edhe pas 30 ditësh, thotë se ‘nëse lidhemi për fjalësh’ – qysh thotë populli – atëherë z.Kurti ka deklaruar se do ta zbatojë çdo vendim të Gjykatës, andaj sipas Hasanit “dispozitivi është shumë i qartë dhe unë nuk kam asnjë arsye që ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë”.

JU REKOMANDOJMË

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore

“Burgu 12 kat”: Musliu ironizon Kurtin, publikon rastin e Rozeta Hajdarit në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës për rezervat shtetërore
19/03/2026 - 03:44

Deputetja Ganimete Musliu ka ironizuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili dikur kishte thënë se, me ardhjen e tij në pushtet, burgu i Dubravës do të...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”

Çështja e Presidentit, Rrustemi thotë se Kurti iu ka ofruar PDK’së dhe LDK’së marrëveshje politike për “pozicione tjera institucionale”
19/03/2026 - 03:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për herë të parë se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, teksa po diskutohej për çështjen e presidentit....

Më shumëDetails

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari urdhëron largimin e dy diplomatëve iranianë dhe stafit të tyre nga vendi
19/03/2026 - 03:38

Ministria e Jashtme e Katarit u ka urdhëruar atasheve ushtarakë dhe të sigurisë të Iranit së bashku me stafin e tyre të largohen nga vendi, ka raportuar BBC,...

Më shumëDetails

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!
18/03/2026 - 22:58

Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj kritikoi fuqishëm mënyrën se si politikanët po e ”shfyrtëzojnë diasporën”, në rast të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ai e përshkroi...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë