Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese e profesori i juridikut Enver Hasani në “Dukagjin” ka shpjeguar se vendimi i KQZ-së, i cili u inicua nga Sami Kurteshi i VV-së, nuk kishte bazë ligjore. Ai shpjegoi se qeveria s’e shpalli Listën Serbe organizatë terroriste.
Hasani ka theksuar se nuk ka asnjë bazë juridike për këtë vendim, duke kritikuar edhe “arsyet për moscertifikimin e Listës Serbe”, dhe se kjo listë është paragjykuar dhe krahasuar me grupet terroriste.
“Ka pasur edhe arsyetime për moscertifikim, ishte e papranueshme sepse është një ide që Lista Serbe është e njëjtë me grupet terroriste”, ka theksuar Hasani.
Ai gjithashtu ka komentuar mbi mundësinë që Qeveria të shpallë Listën Serbe si organizatë terroriste me vendim qeveritar.
“Ata e dinë që nuk është ashtu, dhe prandaj nuk e marrin atë vendim Qeveria, sepse ky vendim do të nënshtronte kontrollin ligjor dhe kushtetues më vonë. Këta që e dinë se nuk është ashtu, veprojnë në terrenin politik,” ka deklaruar Hasani në Debat Plus.