Deputetit të VV-së, Haxhi Avdyli, i është bërë shumë qejfi që presidentja Vjosa Osmani ka arritur të realizoi fotografi me presidentin amerikan Donald Trump dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubi.
Pasi ka shpërndarë fotografitë në fjalë në profilin e tij në “Facebook”, ai ka eskaluar ndaj analistëve.
Ai ka ka etiketuar ata si mercenar pro-serb.
“Vetëm në Kosovë ka analistë, që paguhen të shohin e flasin vetëm ZI, për vendin ku jetojnë e rrisin fëmijët. Ata po piskasin jo pse besojnë në piskamat e tyre, por piskamat i kanë me rrogë. Prandaj as pikëquditja nuk quditet me ta më, sepse ata edhe këto ditë po piskasin se Amerika e ka izolu Kosovën. Unë kam frikë që këta analistë e urrejnë këtë pamje, këto foto, këta e urrejnë çdo sukses të Kosovës. Këta urrejnë Kosovën sepse sot Kosova ua ka ndal zhvatjen. Por fatkeqësia jonë është që këta mercenarë pro serb po na hyn në dhomë nga kutia e TV duke dezinformuar, duke shpernda panik se Amerika na braktisi. Sdi çka do thonë sot apo ndoshta edhe sot do thonë se shiko Trumpi i priti në këmbë, disa do thonë shikoja gishtin”, ka shkruar ai.