Deputeti i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli i ka shkuar për përhajr, Dimal Bashës në zyrën e Kryetarit të Kuvendit.
Avdyli ka thënë se Basha shquhet për energji pozitive dhe qëndrime të prera. Ai ka shtuar se beson se Basha do të jetë kryetar i mirë i Kuvendit.
E plotë:
Kur je në politikë, në një sistem shumëpartiak, asnjeherë nuk ndodh, që një i zgjedhur me qenë i dashur për të gjithë.
Disa të duan, disa të respektojnë, disa të urrejnë, e disa të shajnë, e të baltosin.
Por ky është çmimi që duhet paguar kur ke qëndrim e orientim tëndin politik.
Dimal Basha sot është kryetar Kuvendi, dhe për aq sa është, skemi nevojë ta duam të gjithë, por duhet ta respektojmë si autoritet që mban njërën nga pozitat më të larta në shtet.
Opozitës e kundërshtarëve politik nuk iu bie tamam asnjë emër, e dikush ndoshta edhe nga ne do kishte preferenca tjera.
Por Dimali ishte propozimi që morri votat e nevojshme prandaj sot është kryetari legjitim e fuqiplotë i Kuvendit të Kosovës.
Si deputet, në 3 mandate, kemi pas raporte të shkëlqyera me Dimalin, si kolegjiale e personale.
Ai shquhet për energji pozitive por edhe qëndrime të hapura e të prera.
Besoj shumë që do jetë një kryetar i mirë i Kuvendit.
Sot, në zyren e tij, i urova dhe bëmë një bisedë të hapur për situatën aktuale