Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe të shtunën te memoriali “Heroinat” në Prishtinë, së bashku me deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Nga memoriali i dedikuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Haxhiu tha se kjo ditë është edhe një moment reflektimi për sakrificën, qëndrueshmërinë dhe dinjitetin e grave që përjetuan dhunë gjatë luftës, por edhe për kontributin e të gjitha grave në ndërtimin e shtetit të Kosovës.








