Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifaj dhe Bordin e ShSKUK-së, për keq menaxhim, shkruan Veriu.info.
“Në vitin 2020, 07 shtator i nderuar ministër lista e pritjes për rezonancë magnetike ka qenë 0 ditë. Sot është 15 muaj, pra nëse shkoni sot me e bë një rezervim në dhjetorin e vitit të ardhshëm vini në rend për me e bë rezervimin për rezonancë magnetike dhe kjo është si pasojë e bordit të SHSKUK-së. Onkologjia ka qenë storie e suksesit qe ka ofru shërbime edhe gjatë pandemisë Covid-19, edhe ajo tash është shëndërruar për shkak të keq menagjimit në lista të gjata të pritjes së mungesës së barnave”, tha ai në senacën e Kuvendit.
Haxhiu poashtu ka reaguar për ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga vendi.
“I nderuar ministër duhet marrë masa të shpejta për të parandaluar iken e profesionistëve nga vendi, keni pasur edhe protesta ku profesionistët kërkojnë rritje pagash dhe përmirsim të kushteve, në vitin 2020 kanë qenë 64 anesteziologë dhe nuk kanë deshtuar operacionet në mungesë të anesteziologëve, sot janë 47 anesteziolog dhe po deshtojnë operacionet 15 deri 16 operacione në ditë. Nëse ju nuk ndërrmerni veprime të shpejta shëndeti publik do të jetë në kolaps”, ka thënë Haxhiu./Veriu.info