Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë mbrëmë në festimet për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ku u theksua miqësia e qëndrueshme mes Kosovës dhe SHBA-ve, raporton GazetaBlic.
Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane dhe për të gjithë ata që kanë ndërtuar ura bashkëpunimi mes dy vendeve, duke e cilësuar këtë marrëdhënie si një miqësi që i tejkalon të gjitha kohërat dhe rrethanat.
Postimi i plotë:
🇽🇰🤝🇺🇸Mbrëmë në një atmosferë të mbushur me mirënjohje, festuam Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara së bashku me miq të shumtë dhe partnerë që ndajnë vlera të përbashkëta.
Me shumë respekt i kujtojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe që kanë qëndruar pranë nesh në momentet më vendimtare. Lidhja mes dy vendeve mbetet e fortë dhe e qëndrueshme një miqësi që shkon përtej çdo kohe e rrethane.