Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka njoftuar se në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta mbaj numrin 109.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar edhe synimet që do t’i ketë në prioritet në mandatin e ri.
“Edhe kësaj radhe PDK-ja ma ka besuar rikandidimin për deputet të Kuvendit të Kosovës, sërish me numrin 109. Në pesë mandate deputet jam munduar të jem i përgjegjshëm, të jem zëri juaj, të jem pranë çdo qytetari që kishte nevojë për mbështetjen time. Në këto zgjedhje kam synime edhe më të mëdha për mirëqenien e qytetarëve, kam vizion të qartë për zhvillimin e një shoqërie më të drejtë e më të barabartë, për një Kosovë edhe më mirë, andaj tani unë kam nevojë për mbështetjen tuaj.”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë: