Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me Turnirin e organizuar me veteranët e futbollit, në ditëlindjen e legjendes së futbollit Fadil Vokrri.
Haxhiu, ka thënë se stadiumi ishte bosh, në këtë Turnin, gjë që sipas tij do duhej të ishte e kundërta.
“Në vend se të ngris sa më lartë madhështinë e figurës së tij, FFK e përulë atë me organizime lokale, me veteranë futbolli, me gjithë respektin për ta, por ngjarjet që lidhen me Fadil Vokrrin do të duhet të jenë të organizuara në nivel shumë të lartë, me ekipe ndërkombëtare”, tha Haxhiu.
Më poshtë reagimi i plotë:
Në ditëlindjen e legjendes së futbollit Fadil Vokrri është organizuar Turnir me veteranët e futbollit.
Stadiumi ishte bosh. Pse?
Sepse FFK ulë nivelin e organizimit kur bëhet fjalë për Fadil Vokrrin.
Në vend se të ngris sa më lartë madhështinë e figurës së tij, FFK e përulë atë me organizime lokale, me veteranë futbolli, me gjithë respektin për ta, por ngjarjet që lidhen me Fadil Vokrrin do të duhet të jenë të organizuara në nivel shumë të lartë, me ekipe ndërkombëtare.
Organizimin e Turnireve që lidhen me emrin e legjendës Fadil Vokrri, do të duhej ta bënte KE i FFK-së me MKRS e jo të bëhet nga Shoqata e Veteranëve të Futbollit, ku ftesat u dërgohen mysafirëve në ditën e turnirit, apo pak orë para fillimit, prandaj stadiumi ishte bosh.
Dhe vetvetiu shtrohet pyetja:
A po e bën këtë qëllimisht udhëheqja aktuale e FFK-së apo vërtetë ky është respekti që ata gëzojnë për Fadil Vokrrin?!












