Sonte në Pressing është duke u diskutuar për takimin e sotëm të Presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive politike, vendimin për rritjen e pensioneve dhe shtesave e tema të tjera aktuale.
Pjesë e këtij diskutimi është edhe Baton Haxhiu. Ky i fundit ka thënë se po pret të shoh koalicionin në Prishtinë për të parë se çfarë do të ndodh në të ardhmen.
‘’Unë po pres se çfarë koalicioni do të jetë ky i Prishtinës, nëse koalicioni i Prishtinës bëhet mes PDK-së dhe LDK-së, atëherë unë konsiderojë që aty ka negociata përtej koalicionit të Prishtinës. Duhet gjithmonë ta kemi parasysh, a është Lista Srpska ajo që don që Kosova të ketë qeveri, apo të ketë krizë të vazhdueshme kështu. Nëse ata përcaktohen, do të thotë kjo është enigma e së ardhmes që mund të jenë dy komponentët kryesore edhe VV edhe Lista Srpska që nuk dojnë që Kosova të ketë qeveri, për arsye të ndryshme jo për arsye të njëjtë, dikush për bllokadë se nuk don ta lëshon pushtetin, dikush për destabilizu krejt procesin politik’’, ka thënë ai.











