Kandidati i PDK-së për deputet Bekim Haxhiu i cili mbanë numrin 109 në këto zgjedhje, ka theksuar rëndësinë e barazisë gjinore gjatë një takimi me gratë në Skenderaj.
Ai deklaroi se gratë janë udhëheqëse të fuqishme dhe meritojnë mbështetje, mundësi të barabarta dhe respekt.
Postimi i plotë:
Gratë kanë dëshmuar që janë udhëheqëse të fuqishme, profesioniste të shkëlqyera dhe ndërmarrëse të jashtëzakonshme. Ato meritojnë mbështetje të pakushtëzuar, mundësi të barabarta dhe respekt të sinqertë sepse janë shtylla e shoqërisë tonë.
Sot takuam disa prej tyre në Skenderaj për të theksuar se barazia gjinore nuk është vetëm një çështje që i përket grave, por një kauzë që e përfshin të gjithë shoqërinë. U bashkuam në Skenderaj për të treguar se Kosova mund dhe duhet të ofrojë mundësi të reja dhe më të mira për vajzat dhe gratë, duke i hapur atyre horizonte të pafundme.